Kristo Kirka, konsulli i Nju Jorkut që vdiq në Burrel

Kopertina e librit
Historiani Uran Butka, një monografi për atdhetarin.
U dënua me 20 vjet burgim si armik i popullit dhe sabotator i pushtetit në 1946.
Ndërhyrja e Fan Nolit për lirimin e Kirkës.
Një tjetër figurë me përmasa kombëtare nxirret nga humbellat e historisë së deformuar shqiptare. Bëhet fjalë për Kristo Kirkën (1883-1955), patriotin shqiptar, një nga themeluesit e shoqërisë Vatra në SHBA, bashkëpunëtor i Nolit e Konicës, deputet i Parlamentit shqiptar (1921-1924), konsull në Nju Jork, zv.prefekt i Bilishtit, kryetar i Bashkisë së Korçës, më pas nënprefekt i Korçës, gjatë pushtimit fashist e nazist, nacionalist, i cili nuk pranoi të bashkëpunonte me komunistët dhe të vihej në krye të Frontit Demokratik. Kjo ishte arsyeja pse në vitin 1946 u arrestua dhe u dënua me 20 vjet burgim. Vdiq pasi kishte kryer 10 syresh në Burgun e Burrelit në moshën 72-vjeçare. Nuk dihet se ku i prehen eshtrat. Ndërkaq, i biri 19-vjeçar u dënua me 8 vjet burg, ndërsa gruaja e vajzat u persekutuan. Për ti kthyer një borxh që historia shqiptare i ka Kristo Kirkës e gjithë familjes Kirka, historiani Uran Butka shkroi një monografi, të cilën e quan thjesht Kristo Kirka, e ku përmes një dokumentacioni të pasur e kujtime familjarësh tregon jetën e atdhetarit. Kjo monografi u promovua dje në ambientet e Akademisë së Shkencave, në një ceremoni organizuar nga Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit dhe Shoqata e të Persekutuarve Politikë. Në një fjalë përshëndetëse, drejtuesi i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, u shpreh se përmes këtij libri autori ngre para lexuesit disa pikëpyetje si: Kur do të mund të njihen ata që bënë historinë dhe që u martirizuan për atdheun, deri kur do të vazhdojë mashtresa mbi të vërtetat historike…? Sipas

Historiani Uran Butka
Tufës, jo vetëm brezat e mëparshëm, por edhe ata më të rinj po mësohen me një realitet të trafikuar historik, që nuk ka lidhje me të vërtetat historike. Për historianin Uran Butka, Kristo Kirka është një figurë me përmasa kombëtare, por fatkeqësisht e harruar, e lënë mënjanë. Me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, pas një pune të gjatë në arkivat e Shqipërisë, të SHBA-së dhe sidomos të Vatrës, kam bërë përpjekje që të nxjerrë në dritë këtë figurë madhore të kombit tonë. Sipas Butkës, si rasti i Kristo Kirkës, ka edhe shumë figura të tjera, që duhen ridimensionuar dhe është detyrë e historianëve, studiuesve, po edhe mediave që këto figura tia bëjnë të njohura publikut. Sepse Shqipëria ka nevojë për figura të tilla, që e përfaqësojnë denjësisht atë. Përmes Kristo Kirkës nuk jepet vetëm veprimtaria e tij, por edhe e Vatrës, veprimtaria e Parlamentit të parë shqiptar, ku ai ishte deputet në 1921-1924, i delegacioneve shqiptare që shkuan në Konferencën e Paqes në Paris, ku ai ishte i pranishëm dhe sigurisht përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e atdheut, thotë Butka. Më tej kemi përzgjedhur disa pasazhe nga monografia Kristo Kirka, ku tregohet fundi tronditës i një patrioti.
Nga libri
Gjyqi
Kristo Kirkën e gjykoi dhe e dënoi Gjykata Ushtarake e Tiranës, më 17.12.1946, me trup gjykues kryetar Gjon Banushi, major, ish-partizan dhe prokuror ushtarak, kapiten Petrit Hakani, i njohur për egërsinë dhe dënimet ekstreme politike të qytetarëve në të gjithë Shqipërinë.
Kristo Kirka u përfshi në një gjyq politik bashkë me të pandehur që si kishte parë e njohur kurrë: Fatbardh Kupin, i biri i Abaz Kupit, Dule Kuke, bujk, Nuredin Koxhej, bujk, Ded Gjon Marku, i biri i Gjon Markagjonit, Skënder Dine, i biri i Fiqri Dines, Nikolla Mole, komisioner, Loro Kubini, ish-oficer, nako Labi, tregar, teki Mezini, ish-partizan, Abdulla Ceka, Bujk, Rexhep Ceka, Bujk.

Kristo Kirka ne te djathte te Nolit, boston 1920, ne shoqerine Vatra
Organi i akuzës kishte hartuar një akuzë në terma të përgjithshme për 12 të pandehurit, të cilët nuk i lidhte asnjë veprimtari apo kontakt me njëri-tjetrin. Ndërsa akuza e veçantë për Kristo Kirkën, si armik i popullit dhe sabotator i pushtetit, përpiluar nga prokurori ushtarak Petrit Hakani, ngrihej mbi tri faje të rënda të Kristo Kirkës, që Gjykata i mori si të mirëqena: I pandehuri Kristaq Kirka, gjatë kohës së okupacionit fashist ka qenë si nënprefekt në Bilisht dhe ka raportuar nëpunësa me rastin e largimit të tyre nga okupacioni fashist, ka shtypur popullin tue e akuzue përpara autoriteteve fashiste, me rastin e luftës italo-greke.
Me qenë se i pandehuri më vonë është emëruar kryetar i Bashkisë Korçë, tue mbajtë nji qëndrim antipopullor dhe antikombëtar dhe në interes të fashizmit, veprimtaria e të cilit provohet me nji varg shkresash që ndodhen në dosjen e tij përkatëse…
Mbas kapitullimit të Italisë dhe me okupimin e Shqipërisë prej nazizmit, i pandehuri merr pjesë në organizatën tradhtare të Ballit Kombëtar, duke u bërë anëtar i Komitetit qarkor dhe më vonë emërohet zv.prefekt i Korçës. I pandehuri, me anë demagogjie, ka gabuar njerëz duke i futur në radhët e kësaj organizate… Mbas çlirimit të Shqipërisë, me rastin e zgjedhjeve të 2 dhjetorit 1945, i pandehuri, duke qenë në lidhje me Kol Rodhet etj. Dhe të gjithë së bashku në lidhje me reaksionin e jashtëm janë munduar për të sabotuar zgjedhjet për të përmbysur pushtetin popullore me ndërhyrjen e jashtme.

Niko Kirka, i biri i Kristo Kirkës
Gjykata Ushtarake e dënoi Kristo Kirkën, më 17.12.1946, me 20 vjet burgimi. Nuk kishte rëndësi për Gjykatën nëse ishin apo jo të vërteta akuzat, nëse pranoheshin apo jo nga të pandehurit. Rëndësi kishte që ata të dënoheshin si armiq dhe, në emër të popullit, të mbushnin burgjet e kampet e përqendrimit të punës së pranguar si dhe tu sekuestroheshin pasuritë. Natyrisht Kristo Kirka i kundërshtoi dhe i rrëzoi akuzat e pathemelta në ngarkim të tij dhe pranoi me sinqeritetin që e karakterizonte, veprime apo lidhje shoqërore reale, edhe pse mund ta dëmtonin. Në gjyqin e inskenuar dhe të zhvilluar vetëm në një seancë të shkurtër formale, Kristo Kirka mbajti qëndrim dinjitoz. Në fjalën e fundit, sinqerisht, sepse thoshte të vërtetën, por edhe njerëzisht, sepse i dhimbsej jeta tha: Në jetën time nuk kam bërë ndonjë send për kundra popullit. Kërkoj nga trupi gjykues mëshirë dhe të vendosë me një ndërgjegje të pastër.
Familja Kirka dhe Harizi ishin të shqetësuara për fatin e Kristos. Por, edhe miqtë dhe bashkëluftëtarët e tij, brenda e jashtë Shqipërisë. Djali i Petro Harizit, Dhimitri, emigrant në SHBA, i shkroi Fan S. Nolit nga Worcester-i për të ndërmjetësuar pranë qeverisë shqiptare që ta shpëtonte mikun e