E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kulluri: Deputetet e PS nuk kane paraqitur kerkese per kontroll

Pavaresisht deklaratave ne media nga ana e deputeteve te Partise Socialiste per refuzim te kontrollit te tyre nga Ministria e Mbrojtjes, zyrtare te larte te ketij institucioni hedhin poshte cdo pretendim te opozites. Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Mbrojtjes, Edvin Kulluri, tha dje ne nje konference per mediat, se deputetet e PS-se nuk kane paraqitur asnje dokument te rregullt procedural, qe u jepte te drejten qe te kryejne kontrolle apo mbikeqyrje ne aktivitetin e Ministrise se Mbrojtjes. "Pretendimi se ka nje kerkese te rregullt te deputeteve per kontroll apo mbikeqyrje ne perputhje me proceduren parlamentare nuk qendron", - u shpreh dje Kulluri. Ai ka sqaruar per mediat gjithe zhvillimet e ndodhura ditet e fundit ne lidhje me kerkesen e deputeteve socialiste te Komisionit te Sigurise, per mbikeqyrje te aktivitetit te Ministrise se Mbrojtjes. Sipas tij, ne asnje prej diteve kur deputetet e PS pretendojne se nuk jane lejuar nga Ministria e Mbrojtjes per kontroll nuk ka pasur dokument apo kerkese qe te mundesonte dicka te tille. "Nje jave me pare u paraqiten ne Ministrine e Mbrojtjes nje grup deputetesh te Partise Socialiste, te cilet kerkuan takim me Ministrin e Mbrojtjes. Per shkak te angazhimeve ne analizen 6-mujore te Forcave te Armatosura, Ministri me delegoi qe ne funksionin e Sekretarit te Pergjithshem t'i prisja dhe te shqyrtoja shqetesimet e tyre. U kerkova qe te pergatisin nje program pune, te formuluar nga Kuvendi, i cili do te percillej ne rruge zyrtare ne Ministrine e Mbrojtjes", - tha dje Kulluri. Ai eshte ndalur dhe ne zhvillimet e djeshme, ku serish deputetet e PS-se pretendojne se nuk jane lejuar te kontrollojne Ministrine e Mbrojtjes. "Po sot (dje) paradite, disa deputete te opozites erdhen pa njoftim paraprak para Ministrise se Mbrojtjes duke kerkuar takim me Ministrin. I prita dhe i ngarkuar serish nga Ministri, u kerkova nese kishin arsye konkrete per t'u takuar me zotin Imami. Deputetet e Partise Socialiste nuk shprehen ndonje kerkese konkrete dhe as paraqiten program te kerkuar ne perputhje me procedurat", - u shpreh dje Kulluri. Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Mbrojtjes ka konfirmuar prezencen e ministrit Arben Imami ne interpelancen qe do te mbahet ne Komisionin e Sigurise ne Kuvend. "Ashtu edhe sic jeni ne dijeni, sot Komisioni i Sigurise, me iniciative te deputeteve te Partise Demokratike, pergatiti nje kerkese per seance degjimore me Ministrin e Mbrojtjes. Ministri eshte shprehur i gatshem te raportoje ne cdo moment dhe per cdo ceshtje per te cilat deputetet jane te interesuar, ashtu sic ka vepruar gjithnje", - u shpreh Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Mbrojtjes, Ervin Kulluri.

Demi: Deputetet te zbatojne rregulloren

Ne lidhje me kerkesen e deputeteve te PS-se per Ministrine e Mbrojtjes, serish dje ne Komisionin e Sigurise Kombetare ka pasur diskutime mes deputeteve te PS dhe deputeteve te mazhorances. Kreu i ketij komisioni, Leonard Demi, u shpreh se deputetet dhe komisioni duhet te zbatojne rregulloren e Kuvendit. "Nuk ka asnje puc institucional, por ka nje bashkepunim te ngushte ne baze te rregullores se Parlamentit. Shkresat qe lexon PS jane shkresat qe kam bere une ne emer te Komisionit, duke u bazuar ne kete rregullore. Keto proceduara po keqinterpretohen per interesa politike te momentit", - tha Demi. Nderkohe, deputeti Pirro Lutaj u shpreh se Ministria e Mbrojtjes ka shkelur ligjin ne lidhje me te drejten per kontroll te Kuvendit. Sipas tij, Komisioni i Sigurise duhet te marre vendim ne lidhje me shkeljen e procedurave nga ky institucion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›