E Diel, 1 Nëntor 2026

Tavo: Abortet te jene te kontrolluara, tani fund abuzimeve Sonila Isaku



Rritja e numrit te aborteve, por edhe mungesa e nje statistike per numrin e tyre ka bere qe Ministria e Shendetesise te hartoje nje urdher, i cili te parashikoje kontrollimin me rigoroz te tyre. Ajo qe eshte kryesore dhe do te permbaje ky urdher eshte parandalimi i abuzimeve. Ky fakt eshte pohuar nga vete kreu i Shendetesise, Vangjel Tavo, i cili ka theksuar se Sistemi Kombetar i Informacionit te Menaxhimit Logjistik grumbullon statistika per sherbimet si dhe informacion logjistik mbi kontraceptivet, te cilat i japin mundesi Ministrise se Shendetesise qe te perllogarise kerkesat kombetare per kontraceptive dhe te monitoroje mbarevajtjen e programit kombetar te planifikimit familjar. "Paralelisht me kontracepsionin dhe planifikimin familjar, eshte me vend te permenden edhe dy forma te tjera te rregullimit te fertilitetit - aborti dhe kontracepsioni i urgjences. Dy metoda te lejuara me ligj dhe Ministria e Shendetesise me te gjithe mekanizmat e saj do te beje te mundur monitorimin rigoroz te zbatimit te ligjit dhe eshte ne proces te pergatitjes se nje udhezimi te vecante ne lidhje me abortin per te qene te sigurt dhe i kontrolluar duke i dhene fund abuzimeve", - ka pohuar Tavo, i cili ka bere keto deklarata gjate perurimit te nje qendre fertiliteti ne spitalin privat "Hygea". Nga ana tjeter, kreu i Shendetesise ka folur edhe per shifrat e lindshmerise ne vendin tone dhe duke iu bazuar nje prej studimeve me te fundit rezulton se lindshmeria me ulet ne qytete ka sjelle nje perqindje me te ulet te femijeve ne zonat urbane krahasuar me zonat rurale (perkatesisht 20 dhe 25 per qind). "Pervec lindshmerise se ulet, faktore te tjere qe mund te ndikojne ne perqindjen e ulet te femijeve 0-14 vjec jane migracioni jashte vendit i njerezve ne moshen riprodhuese, arsyet ekonomike te tilla si kostoja qe shoqeron lindjen e shume femijeve, rritja e moshes se marteses dhe perdorimi i metodave te planifikimit familjar", - ka pohuar Tavo. Nderkohe, te dhenat tregojne se 12 per qind e cifteve kane probleme sa i perket lindshmerise. Faktoret, te cilet shkaktojne kete infertilitet jane te shumte, por nder me kryesoret renditet menyra e te ushqyerit, stresi, ndotja e mjedisit, prejardhja gjenetike por edhe semundjet seksualisht te transmetueshme zene vendet e para. Mjeket gjinekologe pohojne se pothuajse gjysma e rasteve te cilet paraqiten me keto lloj problemesh arrijne te kurohen, kurse pjesa tjeter mund te kene nje femije nepermjet metodave moderne, sic eshte ajo invitro. Nga ana tjeter, te dhenat boterore tregojne se ne vende te ndryshme te botes nje e treta e cifteve qe tentojne te sjellin ne jete nje femije nuk e arrijne kete ne menyre natyrale, por vetem me asistencen e mjekut. Shkaktaret biologjike per femrat jane mosha dhe infeksionet seksualisht te transmetueshme. Po keshtu mjekja tregon se jo gjithmone kane femrat probleme, por dhe meshkujt, te cilet vec faktoreve biologjike qe ndikoje tek infertiliteti i tyre, jane dhe ata te jashtem si alkooli dhe duhani. Vitet e fundit sipas mjekes eshte vene re se dhe stresi apo ndotja e mjedisit kane ndikuar qe ciftet ta kene te veshtire fekondimin e nje bebeje.

Menyrat e reja shkencore per te pasur nje femije

Duke pasur veshtiresi per nje shtatzeni normale dhe kur mjekimi nuk arrin ne rezultate pozitive, atehere shume cifte zgjedhin te kene nje femije me ane te fekondimit artificial. Kjo metode e re ka hyre vitet e fundit edhe ne vendin tone dhe shume cifte e kane zgjidhur kete problematike duke kryer fekondimin artificial per plotesuar deshiren e tyre dhe familjen me femije. "Ofrimi i mundesise per nje fekondim invitro ne pamundesi te arritjes se ketij fekondimi ne rruge natyrale ne cift eshte nje nga zgjidhjet qe i ofrohet cifteve qe e kerkojne nje shtatzeni. Keto procedura jane te shendetshme, sepse behen ne kushte te garantuara per shendetin e nenes dhe shumica e rasteve, te themi nje ne tre nga keta cifte gezon me nje shtatzeni te tyre ne saje te ketij evoluimi qe ka bere sot mjekesia gjinekologjik" theksojne mjeket gjinekologe. Nje tregues i infertilitetit eshte fillimi i menopauzes. Prevalenca e menopauzes rritet me moshe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›