E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kritere të njëjta për të gjithë

Kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi ka qartësuar opinionin për seancën e fundit plenare, në të cilën deputeti i AKR-së Esat Brajshori ka kërkuar që të mbahet një minutë heshtje për aktorin e madh, Bekim Fehmiu.

Krasniqi ka thënë se pikë së pari kërkesa nga Brajshori ka qenë e paqartë, pa i përfillur kriteret dhe së dyti, një praktikë e tillë nuk ka qenë deri tani në Kuvend dhe kjo duhet të vlejë njësoj për të gjithë.

“Ju e dini që edhe më parë në Kosovë, edhe në hapësirën shqiptare kanë vdekur edhe artistë, edhe shkrimtarë, edhe njerëz të shkencës e kulturës dhe nuk është vendos një praktikë e tillë, prandaj nuk e kemi parë të arsyeshme as në këtë rast. Do të thotë, duhet të përdoren kritere të njëjta për të gjithë”, ka thënë ai, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›