E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e vlerëson lart procesin zgjedhor të mbajtur në Partesh

Qeveria e Republikës së Kosovës e vlerëson lart zhvillimin e zgjedhjeve lokale në Komunën e Parteshit dhe pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve të komunitetit serb në procesin zgjedhor të mbajtur në këtë komunë.

Në një komunikatë të lëshuar Qeveria, thuhet se procesi zgjedhor i zhvilluar dje, pas zgjedhjeve të mëhershme në Komunën e Graçanicës, Komunën e Ranillugut dhe në Komunën e Kllokotit është dëshmi e fortë se prestarët e komunitetit serb po integrohen në jetën institucionale të Republikës së Kosovës, duke shfrytëzuar të drejtat afirmative që ua ofron Kushtetutat e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi.

“Qeveria e Republikës së Kosovës rikonfirmon përkushtimin e vet për të vazhduar me implementimin e provizioneve të propozimit gjithëpërfshirës të presidentit Ahtisaari, duke përfshirë edhe procesin e decentralizimit të pushtetit lokal, si një bazë e mirë për integrimin dhe pjesëmarrjen e të gjitha qytetarëve në procesin e vendim-marrjes.

Qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim, janë pjesë e perspektivës së përbashkët integruese dhe Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të jetë bartëse e proceseve të rëndësishme për një të ardhme evropiane për të gjithë”, thuhet në komunikatë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›