Kritika BE-se per kaosin ne zgjidhjen e krizes

Fillimisht u fol per nje shtyerje te samitit pastaj papritmas me deshiren gjermano-franceze nje ndarje e samitit. Vendimet kryesore per ombrellen e shpetimit te euros per shpetimin e bankave dhe ristrukturimin e borxhit te Greqise nuk mund te merren para te merkures se ardhshme 26.10.. Pak para takimit te ministrave te Financave te grupit te euros te premten 21.10. ne Bruksel presidenti i eurogrupit kryeministri i Luksemburgut Jean-Claude Juncker shprehu fuqishem pakenaqesine per kaosin ne planifikim.
Efekti i jashtem eshte katastrofik. Ne nuk japim ketu shembullin e duhur te nje udheheqje shteterore te nivelit te larte dhe ne te ardhmen do te na duhet te shohim se si do ta ndryshojme serish imazhin tone.
Bildunterschrift Pamje nga takimi
Fondi i shpetimit - Banke me vete
Franca deshiron qe fondi i shpetimit te behet praktikisht nje banke. Ajo pastaj do te mund te huazonte para nga Banka Qendrore Evropiane. Por sipas pikepamjes gjermane kjo do te rriste rrezikun per taksapaguesit. Pervec kesaj Berlini i druhet nje inflacioni te mundshem. Prandaj sic duket ky opcion nuk ndodhet me ne tryezen e bisedimeve. Qeveria gjermane ne vend te saj kerkon nje zgjidhje permes sigurimit. Fondi i shpetimit do te mbulonte nje pjese te rrezikut te mosfunksionimit dhe kjo do te inkurajonte investitoret qe te blejne obligacionet e vendeve te goditura nga kriza. Gjithashtu po shqyrtohet edhe mundesia e perfshirjes se FMN-se.
Mosmarreveshjet me Francen sa i perket te ashtuquajturave leva te ombrelles se shpetimit EFSF jane sigurisht arsyeja perse komisioni per buxhet i parlamentit gjerman nuk ka vendosur ende per kete ceshtje.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Jean Claude Juncker ne Bruksel
Pakenaqesi ndaj Frances dhe Gjermanise
Por Juncker eshte i zemeruar per faktin se tere kohen po flitet pothuajse vetem per dy vende. Perse mendohet se ne fakt do te mjaftonte qe te bien dakord Gjermania dhe Franca Ne kemi te bejme me 17 qeveri me 17 shtete me 17 parlamente. Nuk ka vetem ne Gjermani dhe ne Berlin nje parlament parlamente ka edhe diku tjeter.
Presioni ndaj krereve te shteteve dhe qeverive te vendeve evropiane per gjetjen me ne fund te nje zgjidhjeje te pergjithshme eshte shume i madh nese jo deri te dielen mbrema atehere me se voni deri te merkuren ne mbremje.
Autor Christoph Hasselbach / Esat Ahmeti
Redaktoi Lindita Arapi