E Diel, 1 Nëntor 2026

Levizja Occupy - Vazhdon rrethimi i bankave te Frankfurtit

Ka nje jave qe aktiviste te levizjes Occupy dolen per here te pare ne shume qytete te botes neper rruge per protestuar kunder pushtetit te tregjeve financiare. Ajo qe nisi ne Nju Jork me nje cader para Wall Street-it u kthye ne nje fenomen global. Edhe ne zemren e botes financiare te Gjermanise Frankfurtit eshte ngritur sipas modelit amerikan nje cader proteste. Banoret e saj sfidojne te ftohtin dhe vazhdojne te demonstrojne - edhe kete fundjave.

Banoret e cadrave

Pak pas ores nente te mengjesit ende ka vese ne bar. Shumica e rreth 70 cadrave shumengjyreshe te ngritura para lagjes se bankave ne Frankfurt mbi Majn jane ende te mbyllura. Banoret e tyre ende flene. Por para cadres qe sherben si kuzhine presin ata qe ngrihen me heret per te marre kafene. Pas dy tavolinave portative qendron Luc nje student nga Kanadaja. Jam ne Evrope si turist vetem cante shpine. Te shtunen para dy javesh isha ne Berne dhe pastaj ne Frankfurt. Une kam degjuar per kete levizje edhe meqenese nuk jam ne Kananda mendova qe te bashkepunoj ketu.

Bildunterschrift Aktivistet ngrohen

Harxhet e protestuasve vijne nga qytetaret e Frankfurtit

Kjo levizje nuk ka zedhenesin e saj apo nje platforme komunikimi ne internet. Me bashkeqytetaret ne Nju Jork Madrid Londer ata takohen permes Facebookut. Aty bihet ne ujdi per datat e protestave te ardhshme ne te gjithe boten pjesa tjeter organizohet ne terren. Nje burre rreth te dyzetave hyn ne cader. Ka sjelle 4 canta me molle per te mbeshtetur demonstruesit.

Keto i kam blere sepse dua te solidarizohem me ata qe demonstrojne ketu prej ditesh. Luc i shkelqen fytyra merr trastat me molle e i con aty ku mblidhen rezervat e miellit salciceve marmalates te gjitha me shpenzimet e shume frankfurtasve qe i simpatizojne demonstruesit.

Aty nga mesdita nje burre i veshur me kostum te zi shikon me vemendje pllakatet. Ai merr nje fletushke ne dore shkon ne drejtim te kulles gri te punedhenesit te tij Bankes Qendrore Evropiane. Bankierin nuk e shqeteson aspak qe BQE prej gati dy javesh eshte rrethuar nga kritiket e tregjeve financiare. Nuk jam aspak i zemeruar une i kuptoj ata. Shikojme qe duhen bere shkurtime shume te medha tani ne Greqi. Ka shume gjasa qe ky moment te vije edhe ketu. Prandaj eshte absolutisht e kuptueshme qe njerezit protestojne.

Bildunterschrift Banka Qendrore Evropiane

Levizja e re organizohet

Ne mesdite grupi protestues ka ftuar mediat ne nje konference shtypi. Prezent jane edhe kritike te globalizmit dhe Sindikata gjermane. Levizja Occupy nuk pranon se po perdoret nga sindikatat. Ne jemi vellezer ne mendje thote nje perfaqesues i levizjes tjeter protestuese te te indinjuarve Indignados qe nuk do ta permende emrin.

Ne nuk jemi bere bashke me sindikatat dhe levizjen Attac. Ne e shohim veten ne nje levizje pluraliste. Pikerisht ketu qendron fuqia. Por ai nuk thote se te rinjte e levizjes Occupy jane te varur nga kontaktet dhe talenti organizativ i profesionisteve te sindikatave dhe Attac. Nga ana e tyre keto organizata perfitojne nga impulsi i ri i aktivisteve te cilet per here te pare ia kane dale te mbledhin njerezit ne protesta qe nga koha e fillimit te krizes ne Gjermani.

Autor Friederike Schulze/Lindita Arapi

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›