E Diel, 1 Nëntor 2026

Kritika censusit Spahiu Harruan emigrantet dhe pronat

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu hedh kritika te tjera ndaj censusit. Ai permendi faktin se emigrantet dhe pronat jane lene jashte regjistrimit dhe qeveria po merret me ceshtje dytesore ne kete proces. Per pasoje, tha Spahiu, censusi do te rezultoje edhe me një ulje artificiale të numrit të shqiptarëve në Ballkan.

"Gjithë klanet antishqiptare nuk kanë bërë gjë tjetër, vecse nëpërmjet një regjistrimi popullsie të cunguar, antikushtetutes dhe jashtë cdo standardi europian po dëmtojnë numrin real të shqiptarëve në rajon. Nga ana tjetër një proces në të cilin regjistrohen tualetet me vaska dhe VC allafranga u mohohet shqiptarëve të cilat kanë prona jashtë Shqipërisë dhe në Greqi, vecanërisht camëve, të regjistrojnë në censusin dhe formularët e tyre pronat në regjistrimin e popullsisë dhe të bëhet inventarizimi i pronave të shqiptarëve dhe jashtë. Ky duhet të ishte një proces mbarëkombëtar, kjo do të ishte zgjidhja juridike, kushtetuese dhe europiane, në të cilën do të ishte problemi cam dhe të drejtat e shqiptarëve me origjinë came. Këtu është fillesa dhe embrioni i fitimit të së drejtës apo humbjes së të drejtës së pronësisë", tha Kreshnik Spahiu, nënkryetar i KLD.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›