Humbin pensionin minoritaret greke te lire per etnine
Minoritarët në Gjirokastër që marrin pensione nga Greqia thonë se nuk do të ndikohen në deklarimet e tyre për regjistrimin, pasi edhe ashtu pensionet janë reduktuar ndjeshëm, si pasojë e krizës ekonomike në shtetin helen. Prej një viti, shteti grek ka vendosur që t’u japë pension vetëm minoritarëve kryefamiljarë. Kjo ka bërë që shumë minoritarë të mos e kenë më si formë presioni marrjen e pensionit nga Greqia, për të deklaruar përkatësinë e tyre etnike.
"Interesa pensioni nuk ma merr mendja se ka efekte atje, se shteti grek është në krizë dhe me sa kam dëgjuar unë i ka shkurtuar pensionet. Pra, ajo për mendimin tim nuk vlen", tha Sokrat Papadhopulli, Pensionist Minoritar.
Ciftet ku njëri prej bashkëshorëve është minoritar, do të regjistrohen në bazë të përkatësisë së tyre etnike. Ndërsa për fëmijët e tyre të lindur, rritur dhe edukuar në Shqipëri, prindërit besojnë se ata do të regjistrohen me shtetësi dhe kombësi shqiptare, por sigurisht pa ndikuar në vendimmarrjen e tyre.
"Ardhja ime është nga fshati Melicë, babai, ndërsa nëna nga Zagoria. Shoqja ime është nga fshati Goraxhi i Dropullit, është minoritet. Ne vazhdimisht si ajo dhe unë, kemi deklaruar kombësinë tonë pa ndroje. Kështu do të bëjmë dhe me regjistrimin e tanishëm. Fëmijët tanë, është e drejtë e tyre të sjellin atë kombësi që duan, në bazë edhe të ligjit", u shpreh Thoma Andrea me grua minoritare.
Censusi pritet të përfundojë brenda tre javësh. Prej këtij procesi do të dalin të dhëna të sakta për numrin e popullsisë si edhe gjendjen ekonomike dhe sociale të saj.
Ismail Xhaferri