Greqia ne kaos ne greve sektori publik dhe privat

Greqia ndalet sërish në të disatën grevë të përgjithshme kundër masave të kursimit. Sot në paralizë janë sektori publik dhe ai privat nga greva 24-orëshe që kanë shpallur dy sindikatat më të mëdha të vendit (GSEE dhe Adedy) kundër kalimit në “rezerva të punës” të punonjësve në 151 organizma shtetërorë, por edhe masave shtrënguese shtesë.
“Barbarizmit social të qeverisë dhe trojkës, pushimit të punonjësve në sektorin publik dhe reduktimit të të ardhurave, taksave fiskale dhe anulimit të Kontratës Kolegjiale të Punës, i përgjigjemi me zaptime dhe manifestime”, thanë sindikatat që kërkojnë pjesëmarrje masive në protesta për të provuar se rezistenca ndaj masave është ende mjaft e fortë. Mjetet e transportit urban kanë thjesht ndërprerje të punës për të lehtësuar pjesëmarjen në dy manifestimet që mbahen në qendër të Athinës.
Pezullohen ndërkohë të gjitha fluturimet ajrore pasi në grevë janë edhe kontrollorët ajrorë. Të mbyllura janë edhe të gjitha muzetë dhe mjediset arkeologjike. Spitalet funksionojnë vetëm me personel shërbimi për rastet urgjente. Në grevë janë edhe mësuesit, si dhe avokatët e nëpunësit e gjykatave. Një grevë tjetër e përgjithshme është programuar për datën 19 tetor.
Për kryeministrin grek fajin për krizën e ka korrupsioni. Gjatë vizitës së tij në njësinë e krimit financiar dhe krimit elektronik në selinë kombëtare të policies, Jorgo Papandreu u shpreh se mungesa e transparences, korrupsioni e padrejtësia janë shkaqet për të cilat taksapaguesi grek po paguan haraç. “Pa to Greqia nuk do të kishte njohur as deficitin dhe as borxhin masiv”, deklaroi kryeministri që i ka shpallur luftë evazionit fiskal dhe burokracisë shtetërore. Që prej vendosjes së një numri telefonik pa pagesë në muajin gusht në zyrën e krimit financiar, ka pasur mbi 3 mijë telefonata denoncuese për shkelje në lidhje me taksat.
Megjithatë implementimi i reformave të ashpra nuk gjen konsensus as në radhët e partisë në pushtet. Deputetët e Papandreut janë rrudhur në 154 nga 160 pas distancimmit të 6 prej tyre nga politika aktuale e PASOK-ut. Në anketime, mbështetja për partinë në pushtet ka rënë nën kufirin e 20 përqindëshit.
Delina Bitraku