E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mcwllham: Presidenti të jetë figurë e unitetit kombëtar

Presidenti duhet të jetë figurë e unitetit kombëtar dhe si i tillë duhet zgjedhur në mënyrë konsensuale. Ky është mesazhi që ka përcjellë sot nga Berati ambasadorja e Britanisë së Madhe, Fiona Mcwllham.

E pyetur nga gazetarët për çështjen e presidentit gjatë vizitës së saj në Berat, Mcëllham u shpreh se nuk na takon ne të shprehemi për presidentin, por zgjedhja e tij duhet të bëhet sipas Kushtetutës. Kushtetuta e parashikon qartë zgjedhjen e tij dhe Presidenti i ri duhet të pranohet nga spektri politik, u shpreh Mcwllham.

Një tjetër pikë e deklaratës së ambasadores britanike ishte edhe mesazhi drejtuar politikës për të përmbushur standardet e kërkuara nga BE, ndër të cilat parësore

Në luftën ndaj korrupsionit duhet të përfshihen gjithë aktorët. Për të luftuar korrupsionin kërkohet presion politik, mediatik dhe nga ai publik, tha ambasadorja britanike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›