Kritika ne Gjermani ndaj deklaratave te Erdoganit

Deklaratat e kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan ne lidhje me integrimin e turqve qe jetojne ne Gjermani kane shkaktuar reagime te shumta ne radhet e politikaneve gjermane. E ngarkuara e qeverise federale per Integrimin Maria Behmer CDU dhe sekretari i pergjithshem i Partise Liberale Christian Lindner FDP kritikuan kerkesen e Erdoganit qe femijet me origjine turke qe lindin dhe rriten ne Gjermani duhet te mesojne fillimisht turqishten dhe pastaj gjermanishten. Kurse kryetari i Komisionit parlamentar per Politiken e Jashtme Ruprecht Polenz CDU e mori ne mbrojtje kryeministrin turk.
Kush jeton ne Gjermani duhet ta zoteroje mire gjermanishten
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kurse gjermanishtjeje per grate turke
Gjuha e vendit ku vendosesh duhet te jete prioritare tha e ngarkuara e qeverise federale per Integrimin Maria Behmer per gazeten Passauer Neue Presse. Sipas saj ne familjet ku flitet pak gjermanisht femijet jane ne zhvillimin e tyre rreth dy vjet pas theksoi Behmer.
Behmer kritikoi gjithashtu edhe faktin qe kryeministri turk i paralajmeroi serish turqit qe jetojne ne Gjermani prej rrezikut te asimilimit. Politika gjermane nuk ka kerkuar kurre asimilimin tha e ngarkuara e qeverise federale per Integrimin Askush nuk do tu heqe turqve rrenjet e tyre kulturore. Te gjitheve qe i thone po vendit tone ne u ofrojme te marrin pjese ne menyre te barabarte.
Lindner Qendrimi i Erdoganit i papranueshem
Sekretari i pergjithshem i Partise Liberale Christian Lindner e quajti qendrimin e Erdoganit te papranueshem. Ai tha per gazeten Bild-Zeitung Gjermanishtja eshte baza per te bashkejetesen ne Gjermani.
Polenz Fillimisht zoterimi i gjuhes amtare
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
Politikani konservator Ruprecht Polenz qe eshte edhe kryetari i Komisionit parlamentar per Politiken e Jashtme i mbrojti theniet e Erdoganit ne lidhje me mesimin e gjuhes amtare dhe asaj gjermane. Shume gjuhetare theksojne se fillimisht duhet te zoterosh gjuhen tende amtare perpara se te mesosh gjuhen e vendit ku jeton tha ai per gazeten Frankfurter Rundschau.
Bashkesia Turke distancohet nga deklaratat e kryeministrit
Kryetari i saj Kenan Kolat tha se ai nuk e sheh me vend qe Erdogani zhvillon ne kete menyre fushate elektorale. Ai tha per gazeten Bild-Zeitung eshtjet e integrimit vendosen ne Gjermani me turqit qe jetojne ketu dhe jo ne Turqi.
Autor Pandeli Pani dpa
Redaktoi Angjelina Verbica