E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kritika zu Guttenbergut per plagjiature

Karl-Theodor zu Guttenbergu u akuzua se per doktoraturen e tij qe e ka mbrojtur para pese vjetesh ka kopjuar fjale per fjale nga gazetat dhe botime te tjera pjese te tera pa shenuar se eshte fjala per citate.

Gazetarja edhe publicistja Klara Obermller tregon se prej nje artikulli te saj ne gazeten Neue Zrcher Zeitung ministri ka kopjuar

Jo vetem ndonje fjali te shkurter por nje sere fjalish qe i ka perfshire ne punimin e tij te doktoratures pa i futur ne thonjeza dhe pa cituar burimin. Kjo me duket jo korrekte dhe ne fakt e pafalshme. Jam shume e cuditur per kete.

Jane kopjuar paragrafe te tere pa referenca per burimin

Pjese te tera te hyrjes se disertacionit te ministrit zu Guttenberg jane kopjuar nga nje arktikull i politologes se Universitetit te Pasaut prof. dr. Barbara Zehnpfennig te botuar ne gazeten Frankfurter Allgemeinen Zeitung. Profesoresha eshte teper e zemeruar

Te marresh citate nga dikush tjeter dhe te mos i shenosh si te tilla ky nuk eshte gabim qe mund te te shpetoje. Ne rastin tim kjo me duket teper e pabesueshme sepse ne hyrje te disertacionit jane perfshire paragrafe te tere nga artikulli im nderkohe qe ne hyrje te disertacionit shkruhen pikerisht synimet dhe ato qe ka arritur personi me doktoraturen e tij. Te kopjosh te tilla gjera prej dikujt tjeter dhe te mos e besh te qarte kjo nuk lejohet.

Anulimi i titullit doktor i shkencave per Guttenbergun

Profesori i Drejtesise ne Universitetin e Mynihut Volker Rieble i cili eshte edhe ekspert ne fushen e plagjiaturave i tha agjencise Reuters se punimi i doktoratures se Karl-Theodor zu Guttenberg e cila eshte vleresuar me noten me te larte summa cum laude ka shume mangesi. Ai thote se gjate shfletimit te doktoratures prej 450 faqesh doktorature e mbrojtur ne fushen e drejtesise ka vene re se ka shume ndryshime ne stilin e formulimit gje qe tregon se per perpilimin e saj jane perdorur pasazhe te ndryshme nga autore te ndryshem.

Opozita kerkon pasoja per ministrin

Pas publikimit te lajmit ne te cilin behej fjale per nente pasazhe te kopjuara nga autore te tjere pa permendur autoresine sipas revistes Spiegel Online u shtua numri i atyre qe gjejne ne punimin e ministrit zu Guttenberg pjese nga shkrimet e tyre. Opozita kerkoi pasoja per ministrin. Pas nje bisede me kancelaren si dhe qendrimeve kritike edhe nga politikane te partise se tij ministri zu Guttenberg hoqi dore prej perdorimit te titullit doktor i shkencave.

Autor Bettina Marx / Pandeli Pani
Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›