E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zu Gutenberg jep dorëheqjen

Ministri gjerman i mbrojtjes, Karl Teodor Zu Gutenber, ka dhënë dorëheqjen, pasi u zbulua se kishte kopjuar një pjese te mire te temës se doktoraturës. Zotit Gutenberg, i konsideruar si kandidati me i mundshëm për te pasuar zonjën Merkel ne krye te qeverise, i është hequr tashme titulli ?Doktor?. Ne një konference për shtyp ai lajmëroi dorëheqjen nga te gjitha funksionet politike. Me shume se 20 mije akademike gjermane i dërguan një letër kancelares Merkel, duke kërkuar largimin e tij nga detyra. Por kancelarja e ka mbështetur fuqimisht njërin nga njerëzit e saj me te besuar. ?E falënderoj zonjën Merkel për mbështetjen qe me ka dhënë, por kam arritur ne limitet e forcave te mia,? është shprehur Gutenberg për gazetaret ne Berlin. Aristokrati 39-vjeçar u vu ne qendër te vëmendjes qe kur një pedagog ne universitetin e Breminit filloi te studionte tezen e tij doktorale ne vitit 2006, me ndihmën e internetit. Studimi doli ne përfundimin se ne teze ishte kopjuar fjale për fjale lajmi i një gazete, si edhe një paragraf nga faqja e internetit te ambasadës amerikane.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›