Kritika qeverisë lidhur me sigurimin social me Zvicrën
Prishtinë, 7 Prill - Përfaqësues të AAK-së e
kanë kritikuar sot qeverinë e Kosovës, për ndërprerjen e marrëveshjes për
sigurimet sociale me Zvicrën.
Qeveria nuk interesohet aspak për mërgimtarët, të cilëve nga 1 prilli u janë
ndërprerë sigurimet sociale, thanë anëtarët e kryesisë së partisë më të madhe
opozitare në Kosovë, në një konferencë për shtyp në Prishtinë.
Sipas përfaqësuesve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, afro 170 mijë kosovarë, që punojnë në Zvicër dhe familjarët e tyre në Kosovë, do të dëmtohen rëndë nga kjo neglizhencë e institucioneve vendëse. /rfe/