Kritikët: Më i miri është “Vertigo”
Filmi "Marramendja” (1958), me James Stewart e Kim Novak në rolet kryesore, arriti që - pas 50 viteve - ta largojë nga froni filmin e regjisorit, Orson Welles, “Qytetari Kane”, nënvizon revista filmike që botohet nga Instituti Britanik për Film, e cila në çdo dhjetë vjet bënë anketimin e kritikëve filmikë.
Në vendin e tretë të listës së dhjetë filmave më të mirë u gjend filmi "Tokyo Story" (1953) i Yasujiro Ozu, ndërkohë që pas tij radhiten filmat: “La Règle du jeu" i Jean Renoir (1939); "Sunrise: A Song for Two Humans", i F.W. Murnau (1927); "2001: A Space Odyssey", i Stanley Kubrick (1968); "The Searchers", i John Ford (1956), "Man with a Movie Camera", i Vertov (1929); "The Passion of Joan of Arc", i Dreyer (1927) dhe "8 ½", i Federico Fellini’t (1963).
Në anketim morën pjesë 846 kritikë të filmit, anëtarë të Akademisë së Filmit dhe anëtarë të distributorëve kryesorë të filmave.
Ndryshe, para tridhjetë viteve filmi “Marramendja” radhitej si fil i i shtatë më i mirë i të gjitha kohëve, në vitin 1992 si i katërti, ndërsa në vitin 2002 ishte i dyti.