E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afër premierës

Janë publikuar në internet sekuencat e para të filmit "Paranormal Activity 4” (Aktivitetet Paranormale 4), që konsiderohet si njëri prej filmave më të suksesshëm të zhanrit horror deri më tani.

Henry Joost dhe Ariel Schulman sërish shfaqen si regjisorë të realizmit filmik skenarin e të cilit e nënshkruan Zack Estrin. Filmi do të duhej të fillojë të shfaqet nëpër kinematë amerikan në tetor të këtij viti.

Vazhdimi i parë i filmit “Paranormal Activity” debutoi në vitin 2009, dhe që prej atëherë gjatë secilit viti pasues u prodhua nga një vazhdim i ri i tij, dhe secili nga vazhdimet kaloi po aq mirë materialisht sa edhe pjesa e parë e filmit.

Filmat përcjellin një familje që beson se shtëpia i është pushtuar nga fuqitë mbinatyrore, të cilat familjarët mundohen t’i xhirojnë me kamerë... Shthurja përfundimtare e ngjarjes, gjegjësisht e pjesës së katërt të filmit, ende po mbahet në fshehtësi, për shkak se, sipas producentëve, po synohet që shikuesve t’iu përgatitet një horror-befasi e vërtetë. Deri më tani producentët u treguan të suksesshëm në këtë drejtim, andaj mbetet t’iu besohet që as vazhdimi i katërt s’do të jetë përjashtim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›