Libia kërkon ekstradimin e ish-kreut të inteligjencës

Libia ka kërkuar dorëzimin e ish-kreut të inteligjencës, Abdullah al-Senusi, pas arrestimit të tij në Mauritani.
Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Muhamed al-Harizi, tha se Senusi duhet të ekstradohet në Libi për t’u përballur me drejtësinë.
Senusi kërkohet edhe nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime, e cila e ngarkon atë me akuza për krime kundër njerëzimit.
Franca po ashtu do ekstradimin e tij në lidhje me sulmin me bombë, në vitin 1989, ndaj një aeroplani, ku humbën jetën 170 persona.
Mauritania ka thënë se do t’i kryejë hetimet e saj, para se të marrë në konsideratë kërkesat për ekstradim.
Autoritetet e këtij vendi kanë arrestuar Senusin, pasi ka arritur në Aeroportin Noakçot nga Maroku.
Senusi ka qenë shef i inteligjencës së Libisë në regjimin e Muammar Gaddafit. Ai është larguar nga Libia pas rrëzimit të ish-diktatorit.