E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kritikët e shpërblejnë dramën irakiane

Yolande Moreau është shpallë aktorja më e mirë për performansën e saj në filmin francez “Seraphine”, rreth piktores Seraphine de Senlis.

Joel dhe Ethan Coen kanë fituar shpërblim për skenarin më të mirë për filmin “A Serious Man”.

Shoqata Kombëtare e Kritikëve të Filmit përfshin 64 kritikë nga botimet dhe websajtet kryesore në SHBA.

Shoqata shpeshherë përzgjedh filma të huaj apo filma të njohur me kritika dhe rrallë bëjnë pasqyrën e fituesve të atyre për Oscar, që këtë vit do të jepen me 7 mars.
Në mesin e fituesve të tjerë janë përfshirë edhe “The Beaches of Agnes 40”, një dokumentar autobiografik rreth jetës së regjisorit Agnes Varda, i cili ishte zgjedhur si filmi më i mirë jofiktiv.

“Summer Hours”, një histori e tre vëllezërve e regjisorit francez Olivier Assayas, ka fituar shpërblimin për filmin më të mirë në gjuhë të huaj.

Komikja amerikane Mo'Nique, e njohur më shumë për paraqitjet e saj në televizion, është emëruar aktorja më e mirë mbështetëse për portretizimin e një nëne abuzive në filmin “Precious”.

Austriaku Christoph Waltz ka fituar shpërblimin për aktorin më të mirë mbështetës për rolin e tij si oficer karizmatik i Gestapos në filmin “Inglourious Basterds” të regjisorit Quentin Tarentino.

Muajin e fundit, “The Hurt Locker” ishte shpallë filmi më i mirë për vitin 2009 nga Asociacioni i Kritikëve të Filmit i Los Angeles-it.

Gjithashtu është paraqitur në rrethin vjetor të Institutit Amerikan të Filmit për dhjetë filmat më të mirë të vitit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›