Dani: Momenti më i vështirë në jetë

Këngëtari pejan Ramadan Krasniqi, gjatë 40 viteve sa ka në muzikë, ka përjetuar çaste të lumtura e të hidhura.
Kohë më parë ka ndërruar jetë bashkëshortja tij, duke e lënë artistin me tre vajzat dhe djalin e tyre.
“Momenti më i vështirë në karrierë ka qenë kur ka ndërruar jetë bashkëshortja. Kishim 26 vite jetë të kaluara së bashku,” ka rrëfyer Dani për Klan Kosova, duke shtuar: “Është e vështirë të ndahesh nga shooku i jetës. Por Zoti i madh ashtu e ka shkruar”.
Ai ka treguar se nga të gjitha këngët e realizuara gjatë karrierës së tij, ajo është femra e vetme të cilës i ka dedikuar këngë, ndërsa këngët e tjera të dashurisë, nuk kanë lidhje me jetën e tij personale.
Karrierën si këngëtar, Dani e filloi me orkestrinën "Vëllezërit Bakraqi". Pas shumë paraqitjeve si i ri, në grup me kolegët, për herë të parë si solo-këngëtar u prezantua në mbrëmjen festive të pritjes së Vitit të Ri, 1973/1974, në Pejë, ndërsa deri tani ka më se 33 albume muzikore te edituara në treg,
Krasniqi është baba i katër fëmijëve dhe jeton në qytetin e tij të lindjes, Pejë./Indeksonline/