E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kritikohet kriminalizimi i perhapjes se virusit HIV

Nje kengetare e njohur ne Gjermani eshte duke u gjykuar per demtim te rende trupor. Krimi per te cilin akuzohet eshte infektimi i nje mashkulli me virusin HIV duke e ditur se ishte e infektuar. Kriminalizimi i perhapjes se virusit HIV eshte veper penale ne Evrope dhe Ameriken Veriore qe prej dekadash ndersa tani po miratohen ligje te tilla edhe ne Afrike. Por shume njerez thone se ligjet nuk po ndihmojne ne kufizimin e perhapjes se HIV-it. Korrespondentja e Zerit te Amerikes Sela Henesi njofton nga Londra.

Nadia Benaisa ishte 16 vjec dhe shtatzene kur mesoi se ishte infektuar me HIV. Ajo u be me pas anetare e njerit prej grupeve me te famshme muzikore ne Gjermani No Angels.

Tani 28 vjec zonja Benaisa eshte para gjyqit nen akuzat per veper penale per kryerjen e marredhenieve seksuale me meshkuj duke e ditur se ishte e infektuar me virusin.

Pervoja e saj eshte perhapur ne mbare Evropen dhe ka nxitur debate publike nese ja vlen te kriminalizohet perhapja e virusit HIV.

Neil Cobb specialist i se drejtes penale prane Universitetit Durham ne Britani thote se opinioni publik ne pergjithesi perkrah ligjet kriminale. Ai thote se popullata ne perendim e sheh si detyrim moral qe te denohen njerezit qe perhapin virusin HIV tek te tjeret. Por ne Afrike thote ai ligjet shihen si te domosdoshme per te ndaluar perhapjen e HIV-it.

Ne shumicen e rasteve kriminalizimi eshte pare si menyre per te parandaluar perhapjen e metejshme. Mendoj se kjo eshte vecanerisht e vertete per shkak te mungeses se trajtimit kunder HIV-it qe ne fakt eshte pare si menyre per zgjidhjen e problemit.

Por shume njerez qe punojne per te luftuar perhapjen e HIV-it dhe te Sides perfshire agjencine e njohur te Kombeve te Bashkuara UNAIDS thone se ligjet kane ndikim te kundert. Christine Sterling keshilltare e larte per HIV-in dhe Siden prane Aleances Nderkombetare kunder HIV-it thote se ligjet nuk parandalojne perhapjen e metejshme.

Denimi me ligj con ne rrethana ku njerezit ndjehen akoma me te turperuar dhe ka shume te ngjare qe te mos te jene te hapur rreth gjendjes se tyre. Njerezit mund te mendojne se eshte me mire te mos e dine gjendjen e tyre sepse mund te mbajne pergjegjesi penale nese e dine dhe pandaj mund te mos bejne fare analiza per HIV.

Ligjet kriminale thote ajo prekin me shume disa komunitete te caktuara sidomos grate qe bejne analiza gjate shtatzenise. Ajo permend rastin e kengetares Benaissa.

Mendoj se eshte nje situate teper tipike sepse ajo ishte e re kur mesoi se ishte e infektuar me HIV. Ajo e mesoi kete sepse ishte shtazene. Ajo shkoi ne nje institut per kujdesin e grave shtatzena dhe vendosi te mos tregonte per gjendjen sepse kishte turp per vete dhe per femijen.

Ajo thote se shume njerez kane frike te tregojne se jane te infektuar me HIV per shkak te turpit qe shoqerohet me kete virus. Ajo thote se kjo ndodh sidomos ne Afrike ku njerezit shqetesohen se mund te perjashtohen nga familja ose komuniteti ose te humbasin te drejten e prones se tyre.

Sondazhi Boteror i Kriminalizimit mbledh te dhena rreth ligjeve qe kriminalizojne perhapjen e HIV-it. Sipas rezultateve se paku 600 veta ne mbare boten jane denuar nen akuzat per perhapje te virusit HIV. Gjysma e tyre ishin ne Shtetet e Bashkuara. Shumica e ketyre denimeve jane dhene ne Shtetet e Bashkuara Kanada dhe ne Evrope.

Por sondazhi gjithashtu tregon se ligjet kriminalizuese po perhapen sidomos ne Afrike. Moono Nyambe punon ne Rrjetin Global te Njerezve qe Jetojne me HIV dhe eshte angazhuar edhe ne sondazh. Ajo thote se disa nga ligjet qe po miratohen ne Afrike jane te rrepta.

Aspekti qe eshte vene re rreth disa ligjeve qe zbatohen ne Afrike eshte perkufizimi i pa qarte i dispozitave te ligjeve. Disa nga ligjet e bejne te mundshme qe nje grua te ndiqet penalisht per transmetimin e HIV-it tek femija.

Por ajo thote se ligjet ne Afrike perdoren rralle sondazhi ka dokumentuar vetem 10 denime ne mbare kontinentin. /voa/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›