Paris 2010

Makinat me te reja qe cmenden Autoshow-n me te madh ne bote
Hardcore... Maserati
Kjo eshte nje nder modelet me te forta te shpejta dhe te lehta te kompanise italiane. Maserati e re perfaqeson pervojen dhe teknologjine e kompanise me kulmin e vet motorin V8 te 4.7 litrave fuqia e te ciles eshte rritur ne 450 PS. Per sa u perket arritjeve te saj te para njoftimet thone se shpejtesia maksimale nuk tejkalon 300 km/h nderkohe qe arritja nga 0 ne 100 km/h arrihet ne me pak se 4.5 sekonda
Range Rover perhellip 35 mije euro
Pas muajsh provash dhe deklaratave se eshte e vecante Range Rover Evoque mori perfundimisht pamjen perfundimtare. Per here te pare britaniket bene publike te dhenat dhe fotografite e makines qe vlen 35 mije euro Pjesa e brendshme duket fantastike dhe e pasur me veshje lekure perzgjedhes shpejtesish te rrotullueshem per gjashte marshet dy ekrane me prekje 8-polesh qe ben qe shoferi dhe pasagjeri i pare te shohin te dhena te ndryshme ne ekran etj.
BMW sjell konceptin e serise 6 kupe
Ne panairin e automjeteve ne Paris i cili mbahet ne fund te ketij muaji BMW do te heqe vellon nga koncepti i serise 6 i cili duket te jete cdo gje pos koncept. Mund te pritet qe seria e re 6 do ti pershtatet paraardheses se saj sa i perket gjatesise ndoshta do te duhej te jete pak me e ulet dhe me e gjere e kur merret parasysh se do te ndaje platformen me serine e re 5 nen kapak presim te shohim nje palete te gjere motoresh me benzine dhe nafte perfshire ata atmosferike dhe me turbo-mbushes me gjashte shpejtesi deri tek 4.4-litershi bi-turbo V8 me benzine.
Mustang me i fuqishem dhe me i mire
Kur u paraqit gjate ketij viti Shelby GT500 Super Snake versioni i te popullarizuarit Mustang te gjithe pajtoheshin se pikerisht ky ishte Mustangu me i mire dhe me i shpejte i cili ishte prodhuar ndonjehere. Megjithate Shelby per vitin e ardhshem ka pergatitur nje version edhe me te fuqishem. Ne fillim te vitit 2011 ne tregun e modeleve supersportive apo si njihen automjete me muskuj do te paraqitet Mustangu i cili po ashtu do te bart emrin Shelby GT500 Super Snake por ai do te dalloje bukur shume nga versioni i sivjetme. Carol Shelby dhe filiali i saj nuk kane qene te kenaqur me 750 kuaj fuqi sa i prodhon modeli aktual Super Snake prandaj modeli i vitit 2011 do te kete ne dispozicion 800 kuaj fuqi derisa per bleresit me modest edhe me tutje do te mbesin ne oferte versionet me 750 e 660 kuaj fuqi.
Surpriza e Audit ka 350 kuaj fuqi
Supozimet e medieve jo fort rralle dalin te jane te verteta e sipas ketyre te fundit Audi ne panairin e automjeteve ne Paris i cili mbahet se shpejti do te duhet te paraqese modelin RS3. Raketa kompakte nga Ingolstadt sipas gazetareve automobilistike do te ofrohet ekskluzivisht ne versionin me pese dyer ai do te kete motorin 2.5-litersh me turbo-mbushes dhe pese cilindra me benzine nga TT-RS i cili nen kapakun e RS3 do te duhej te zhvilloje 10 kuaj fuqi me shume respektivisht 350 KF Fuqia ne te kater boshtet do te transmetohet ne menyre integrale me ane te marshit te ri automatik prej shtate shpejtesish S-tronic me dy lidhje e pjesetaret e fuqise se shtate supozojne se automjeti ka kaluar neper nje diete te forte demek ka humbur bukur disa kilograme.