E Diel, 1 Nëntor 2026

10 menyra te zgjuara si te kursesh karburant

Filozofia e pergjithshme qe fshihet pas kursimit te karburantit eshte zvogelimi ne maksimum i ulje-ngritjes se shpejtesise se makines. Sa me ngadale te nderrojme shpejtesine edhe nese behet fjale per ta pershpejtuar apo per ta ngadalesuar aq me te perfituar dalim

Te gjithe shoferet e makinave kane vec te tjerash si qellim qe te harxhojne sa me pak karburant qofte nafte apo benzine. Per kete arsye ka nje sere menyrash te zgjuara per te arritur kete qellim. Ne radhe te pare kursimi i karburantit nuk do te thote medoemos te ecesh me shpejtesi te ulet. Nuk kursen karburant as nese ecen me 40 ne ore e as nese shkel deri ne fund pedalin e gazit. Ceshtja eshte pak me e nderlikuar dhe per kete arsye te gjithe te interesuarit per te bere mire ne xhepin tuaj por edhe per ti bere mire planetit duhet ta analizojne me thelle. Filozofia e pergjithshme qe fshihet pas kursimit te karburantit eshte zvogelimi ne maksimum i ulje-ngritjes se shpejtesise se makines. Sa me ngadale te nderrojme shpejtesine edhe nese behet fjale per ta pershpejtuar apo per ta ngadalesuar aq me te perfituar dalim. Parakusht kryesor i kursimit eshte ndalimi i pershpejtimit apo ngadalesimit te menjehershem. Asnjehere nuk duhet te shkelim ne kulm gazin ose frenat. Sidomos ne marshin e pare dhe te dyte pershpejtimi i ashper eshte gjeja me e keqe per sa i perket harxhimit te karburantit por edhe ndotjes se mjedisit. Makinat moderne permbajne ne informacionet e tyre edhe perllogaritjen e harxhimit mesatar dhe ne kohe reale te karburantit. Duke pare ndryshimin e shifrave mund te permiresoni dalengadale menyren se si ecni per sa i perket harxhimit te karburantit. Ne cdo rast eshte mire qe kjo te mos ju behet fiksim dhe te keni gjithnje parasysh se me e rendesishme eshte siguria. Ndertuesit e makinave deklarojne shifra harxhimi qe ne perdorimin e perditshem duken te paimagjinueshme por jane teresisht realiste mjafton qe te keni pak durim. Ne nje udhetim per shembull nese perdorni cruise control qe ndodhet ne makinat moderne dhe e vendosni ne 120 km/h shpenzimi ulet jashtezakonisht. Kjo pasi ndertuesit e makinave perllogarisin ne kete shpejtesi harxhimin dhe percaktojne ne kete menyre marredheniet ndermjet motorin ne menyre qe te arrihet ulja ne maksimum e shpenzimit ne kete shpejtesi. Ne cdo rast me rritjen e shpejtesise mbi 120 km/h shpenzimi cmendet dhe pas 140 km/h behet shume me e larte ne krahasim me rritjen e shpejtesise. Ne kete menyre duhet qe te hiqni qafe shpejtesine antishoqerore Ne cdo rast rritja e harxhimit te makines mbi 10 litra per 100 kilometra duhet tju beje te shqetesoheni. Niseni duke e matur pasi e dini se sa e keni mbushur depoziten e karburantit shikoni se sa eshte kilometrazhi dhe shihni se sa harxhonihellip

10 menyrat sipas ECODRIVING

Ndryshoni marshet ndermjet 2000 dhe 2500 xhiro

Ngisni makinen me shpejtesi stabel duke perdorur sa me shume te njejtin marsh

Parashikoni situaten e trafikut dhe perzgjidhni ato pjese qe ju lejojne dy pikat e para

Fikni motorin ne ndalesat me me shume se 1 minute

Kontrolloni presionin e gomave se paku nje here ne muaj

Mirembani me kujdes dhe vazhdimisht makinen

Shmangni mbajtjen e peshave te panevojshme dhe zgarave mbi makine

Shmangni hapje-mbylljen e panevojshme te xhamave dhe ajrimin

Perdorni sa me pak kondicionerin

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›