E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kritikohet posteri i filmit te De Niro e Al Pacino

Kritikohet ashper posteri i filmit te fundit te Robert de Niro e Al Pacino, “Righteous Kill”. Posteri ishte vendosur ne stacionin e metrose Stockwell ne Londer, ne vendin ku disa kohe me pare 27-vjecari Jean Charles de Menezes, mbeti i vrare gabimisht, pasi u ngaterrua nga policia me nje kamikaz.

"Nuk ka asgje te keqe nga nje perplasje e vogel me arme, per sa kohe qe vritet personi i duhur”, shkruhet ne poster.

Autoriteti i Standardit te Reklamave beri te ditur se vendosja e posterit ne nje vend te tille ishte e paqellimshme, por teksti shkaktoi me te drejte fyerje dhe zemerim mes njerezve.

Menjehere shperndaresi Lions Gate dhe kompania e reklamave CBS e hoqen posterin. Teksti i posterit shihet si nxites i dhunes dhe perdorimit te armeve.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›