Teatri i Gjakovës, të shtunën shfaqje në Tiranë

Pamje nga Tirana
Tiranë, 17 Dhjetor, 11:35, NOA – Trupa e teatrit të Gjakovës, ka mbërritur në Tiranë për të dhënë një shfaqje. Këtë fundjavë një prodhim i Teatrit Kombëtar të Gjakovës do të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar në kryeqytet.
Të shtunën në mbrëmje, trupa nga Kosova do të prezantohen para publikut kryeqytetas, për shfaqjen e tragjikomedisë së shkrimtarit anglez Erik Ilde, “Hiqe ministrin nga priza”.
Shfaqja realizohet në regji të Ilir Bokshit, ndërsa performojnë Arta Muçaj, Myrvete Kurtishi, Ernest Malazogu, Gresa Pallaska, Hysen Binaku, Ylber Bardhi, Ramazan Bërkani dhe Ylber Mehmeti.
NOA