Kritikoi Kremlinin për luftën në Ukrainë, prokurorët rusë kërkojnë dënim me 25 vite burg për Kara-Murza

Prokurorët rusë kanë kërkuar 25 vite burg për kritikun e Kremlinit Vladimir Kara-Murza i cili akuzohet për përfshije në tradhti, përhapjen e ‘fakeve’ për ushtrinë ruse dhe përfshirje në aktivitetet e një organizate që është shpallur e padëshirueshme në Rusi.
“Sot pati një debat… prokurori kërkoi 25 vjet burg”, tha avokatja e Kara-Murza, Maria Eismont, për RIA Novosti.
Një dënim me 25 vjet burg është dënimi maksimal i mundshëm për akuzat, tha Eismont, sipas RIA Novosti.
Kara-Murza, avokat i njohur i të drejtave të njeriut dhe kritik i Kremlinit u burgos në Moskë për gati një vit pasi foli kundër luftës në Ukrainë.
Ai ka qenë kritik ndaj Presidentit Vladimir Putin dhe u ka mbijetuar dy helmimeve.
Në mars 2022, Kara-Murza foli para Dhomës së Përfaqësuesve të Arizonës kundër luftës dhe në një intervistë me CNN në prill 2022, ai e quajti qeverinë e Putinit “një regjim vrasësish”. Ai u arrestua menjëherë pas kësaj për “mosbindje ndaj urdhrave të zbatimit të ligjit”, sipas gruas së tij.
Seanca e së enjtes u mbajt në Gjykatën e Qytetit të Moskës me dyer të mbyllura, pasi çështja u quajt “tepër sekret”, sipas RIA Novosti.
/rtsh.al/