Kritiku i luftës së Irakut, Xhon Mërtha vdes në moshën 77 vjeçare
Presidenti Obama vlerësoi anëtarin demokrat të Kongresit Xhon Mërtha, që
vdiq dje në moshën 77 vjeçare, për reputacionin e tij si njeri i guximshëm.Ligjvënësi veteran nga
Pensilvania vdiq në një spital të Uashingtonit ku po kurohej për komplikacione
nga një operacion në tëmth.Zoti Mërtha u zgjodh për herë
të parë si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 1974, pas një karriere të
gjatë si marins. Ai ishte veterani i parë i luftës së Vietnamit, i zgjedhur në
Kongres. Zoti Mërtha drejtonte një nënkomision të rëndësishëm të Dhomës së
Përfaqësuesve që mbikqyr shpenzimet e Pentagonit. Ai ishte një përkrahës i
fortë i veprimit ushtarak dhe votoi në vitin 2002 në mbështetje të një rezolute
që autorizonte Presidentin e atëhershëm Xhorxh Bush të përdorte forcën kundër
Irakut. Por zoti Mërtha e denoncoi mënyrën sesi e menaxhoi administrata e
Presidentit Bush luftën në vitin 2005 dhe bëri thirrje për tërheqjen e të
gjitha trupave amerikane.