E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, BB thirrje Prishtinës: Kujdes me buxhetin 2009

 

PRISHTINE- Banka Botërore i bën thirrje qeverisë së Kosovës të përqëndrohet në politikat fiskale dhe të mendojë për buxhetin e shtetit për vitin 2009. Koordinatori i Programit të Bankës Botërore për Kosovën, Bruce Courtney theksoi se, në këtë periudhë të rënies ekonomike, një veprim i tillë po kryhet pothuajse në të gjitha vendet e rajonit.
Ai bëri të njohur se Bordi i Bankës Botërore ka miratuar në mbledhjen e fundit vjetore një fond prej 40 milionë dollarësh në ndihmë të Kosovës. Fondi do të investohet në fusha si arsimi, pensione, mbrojtjen sociale dhe shëndetësi. Gjithashtu ai shtoi se Kosova në pranverën e ardhshme do të bëhet anëtare e FMN-së dhe BB-së.
Banka Botërore që nga viti 1999 ka investuar një shumë prej 150 milionë dollarë në Kosovë.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›