E Diel, 1 Nëntor 2026

Rexhepi: Beogradi po shantazhon serbët e Kosovës

 

MITROVICE- Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, deklaron se grupe të caktuara politike serbe, po shantazhojnë serbët e Kosovës që janë të gatshëm të pranojnë realitetin e ri në Kosovë. Ai i bëri këto komente gjatë një takimi në Mitrovicë me një delegacion të Ministrisë së jashtme britanike. Mitrovica dhe pjesa veriore e saj është rikthyer në vëmendjen e medias dhe të qarqeve diplomatike për shkak të kundërshtimeve që po i bëhen vendosjes së misionit të BE-së në Kosovë, por edhe për shkak të kontrabandës me naftë dhe artikuj të tjerë, gjë që atje po zhvillohet fare lirshëm.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›