E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagat e referencës, Konfindustria kërkon ndryshime

Biznesi i prodhim shërbimeve denoncon gjobitjet e tatimorëve për pagat e referencës, të cilat janë shndërruar në burim korrupsioni. Konfindustria deklaron se për shmangien e konfliktit shtet-biznes, ka dorëzuar qeverisë një studim. 

TIRANE- Pagat e referencës të vendosura nga qeveria në vend që të ulin evazionin fiskal, janë shndërruar në burim korrupsioni. Përfaqësuesit e biznesit deklarojnë se janë shtuar ndjeshëm rastet e gjobitjeve nga tatimet, çka ka detyruar subjektet private që të japin para nën dorë për ta zgjidhur konfliktin me nëpunësin.
Konfindustria i ka paraqitur qeverisë një studim për pagat e referencës, duke bërë edhe propozime për ndryshime. Studimi përfshin 211 kompani me shtrirje gjeografike në të gjithë vendin. Për industrinë ushqimore, konfindustria kërkon që të rriten pagat e referencës për drejtorët, administratorët teknikë dhe punëtorët e pakualifikuar. Ndërkohë që kërkojnë ulje të pagave për specialistët me arsim të lartë.
Përfaqësuesit e konfindustrisë i kanë bërë thirrje qeverisë që të marrë parasysh kërkesat e tyre, pasi praktika po tregon se pagat e referencës kanë prodhuar numrin më të madh të përplasjeve ligjore biznes-shtet dhe penalizmeve përkatëse të industrive. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›