E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, Britania kthen syte nga eurozona

Kriza ekonomike globale duket se po i shtyn disa vende te Bashkimit Europian drejt eurozones.

Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso, tha gjate nje emisioni televiziv, se Britania eshte njeri nga vendet ku kriza e fundit rindezi debatet per te pranuar euron si monedhe te perbashket.

Ai flet per vende anetare, dikur kundershtare te forta te euros, por qe tani ndodhen me shume se kurre prane hyrjes ne eurozone.

“Nuk kam ndermend te nxjerr sekretin e bisedave, por disa politikane britanike me kane thene se po te ishin ne eurozone, do te ishin me mire. Debate te ngjashme jane ngjallur edhe ne Danimarke, Islande, etj”, ka pohuar Barroso.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›