E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpuli barazon me Uest Hemin

Liverpuli nuk ka shkuar me shume se nje barazim 0-0 me Uest Hemin ne ndeshjen e javes se 15-te te Premier Liges.

Ne pjesen e pare te vetmin rast te rrezikshem e kishin miqte e Uest Hemit te cilet goditen shtyllen, nderkohe ne pjesen e dyte edhe pse eshte zhvilluar nje loje e shpejt, repartet e sulmit te te dy skuadrave nuk kane qene konkret dhe nuk kane mundur te finalizojne.

Ne fundin e takimit Liverpuli i afrohet golit me Babel, goditja e te cilit perfundoi fare pak jashte kuadratit te portes.

Liverpuli nuk arriti te perfitoje nga hapi fals i Celsit nje dite me pare i cili u mund nga Arsenali ne fushen e tij. Megjithate pika e marre ndaj Uest Hemit e ngjit skuadren e Benitezit ne krye te Premier Liges me nje pike me shume se Celsi.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›