Kriza Casini Beni transparencen
Sipas UDC-se se Pier Ferdinando Casini-t provat e dhena nga demokristianet shqiptare mbi manipulimin e zgjedhjeve jane mese te dukshme dhe tregojne mashtrimet qe jane kryer me numrin e fleteve te votimit ne zonen e Shkodres. Ne dokument behet thirrje qe te ngrihet sa me shpejt komisioni hetimor per hetimin e zgjedhjeve dhe i jepet mbeshtetje e plote demokristianeve shqiptare te drejtuar nga Nard Ndoka.
Vete kreu i Partise Demokristiane Nard Ndoka duke vleresuar mbeshtetjen e partise italiane ka theksuar se tashme edhe nderkombetaret e kane te qarte qe kryeministri Berisha eshte bere pengese per kryerjen e transparences se zgjedhjeve
I vetmi institucion pergjegjes per degradimin e institucioneve te tjera eshte institucioni i kryeministrit qe bllokon gjykatat apo KQZ-ne. Sot kemi nje mazhorance sunduese thote Ndoka.
UDC e Pier Ferdinando Casini eshte pjese e rendesishme e Partive Popullore ne Parlamentin Europian.