Raporti kritikues i KE per Topallin PS Mocioni per debat neser ne Kuvend
UPDATE- Grupi Parlamentar Socialist do te dorezoje neser ne Kuvend mocion per debat per raportin e fundit te KE-se qe kritikon punen e kryeparlamentares Jozefina Topalli.
Vendimi eshte marre sot gjate mbledhjes se grupit te PS-se ku eshte diskutuar edhe menyra e paraqitjes se ketij mocioni.
Vetem disa dite me pare burime prane PS bene me dije se pika kryesore qe do te synoje PS-ja do te jete zhvillimi i nje votimi te fshehte ne menyre qe deputetet te mos kene frike per voten e tyre.
Ideja per nje mocion mosbesimi qarkullon prej kohesh ne ambientet e selise roze.
Grupe te ndryshem deputetesh gjate diskutimeve qe kane pasur me kryesocialistin i kane kerkuar atij qe te ndermarrin nje nisme ligjore ne Kuvend per shkarkimin e kryeparlamentares dhe kryeministrit. Ka pasur edhe nga ata deputete te cilet kane shprehur mendimin se nje nisme e tille do te sillte dhe perballjen e forcave reale ne Kuvendin e Shqiperise pasi do te pasqyronte se si jane numrat ne parlament. Perllogaritja e numrave nuk qendron tek ata te cilet tashme dihen por tek te lekundur ne kampin e mazhorances te cilet do te mund te shprehin me ane te votes pakenaqesine e tyre per menyren se si menaxhohet parlamenti dhe ekzekutivi.
Per te bere te mundur kete gje grupit parlamentar Socialist do te kembengule ne zhvillimin e mocionit te mosbesimit me votim te fshehte dhe jo me votim elektronik. Burime nga selia roze shprehin sigurine se nese do te mund te realizohet nje votim i fshehte per mocionin e mosbesimit ndaj Topallit atehere kjo e fundit do te rrezohet nga funksioni i kryetares se Kuvendit te Shqiperise. Socialistet do te kerkojne zbatimin e nenit 60 te rregullores se Kuvendit pika 1 ku thuhet se votimi i fshehte behet per ceshtje qe kane te bejne me personat. Votimi i fshehte pervec rasteve kur nuk lejohet te kryhet sipas Kushtetutes ligjit ose kesaj Rregulloreje mund te kerkohet nga te pakten 7 deputete dhe vendoset me votim nga Kuvendi. Kerkesa per votim te fshehte duhet te formulohet ne kohen qe drejtuesi i seances mbyll diskutimet deklaron se do te kalohet ne votim dhe perpara se te kete ftuar deputetet te votojne me ngritjen e dores ose nepermjet mjeteve elektronike - thuhet ne piken dy te nenit 60.
Partia Socialiste eshte shprehur e vendosur per organizimin e ketij mocioni mosbesimi. Madje ne fjalen e mbajtur ne Asamblene Kombetare kryesocialisti Rama duke iu referuar progres raportit per Shqiperine tha se do te vendosin per te kerkuar nje seance te jashtezakonshme te Kuvendit lidhur me kete deshtim te madh ne rrugen e integrimit dhe le te shikojme mundesine e nismes se mosbesimit te kryetares si nje pengese e identifikuar deri nga vete Komisioni Europian per arritjen e standardeve europiane ne jeten parlamentare te vendit. Te gjitha pakenaqesite e opozites per kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli qe sic jane bere te ditura fillojne tek problemet me pagat dhe deri tek menyra e drejtimit do ti shtohen arsyetimit te kerkeses se deputeteve per mocionin e mosbesimit.