E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, FMN: Me shume shpenzime nga qeverite

Kreu i Fondit Monetar Nderkombetar, Dominik Stros Kan tha per BBC-ne se do te duhen me shume shpenzime nga qeverite per te stimuluar rritjen ekonomike ne te gjithe boten.

Sipas tij, masat e bera publike nga G20-ta, muajin e kaluar nuk jane te mjaftueshme.

“Jam i shqetesuar qe parashikimet tona, tashme shume te zymta, do te behen edhe me te zeza nese nuk zbatohet nje stimul fiskal i mjaftueshem”, tha ai.

Dominik Stros Kan e quajti vitin 2009 nje vit te keq. Mes rritjes se deficitit dhe mungeses se luftes kunder recesionit, ai favorizon zgjidhjen me pak te demshme.

“Ne jemi ne krizen me te madhe te ketyre 60 apo 70 viteve te fundit dhe kete duhet ta marrim ne konsiderate", tha ai.

Ne nentor, FMN uli parashikimin per rritjen ekonomike globale nga 3 ne 2.2%. Javen e kaluar, Stros Kan tha se FMN uli parashikimet e vitit 2009 per Kinen ne rreth 5% si pasoje e renies ekonomike te paprecedente ne bote.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›