E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksike, zbulohen 12 trupa me koka te prera

Policia meksikane zbuloi 12 persona me koke te prere ne shtetin jugor Guerrero. Trupat e viktimave ishin vendosur me vete, ndersa kokat ishin mbyllur ne nje qese plastike. 

Ato u zbuluan ne nje nga rruget kryesore te kryeqytetit Chilpancingo dhe sipas autoriteteve disa prej viktimave ishin ushtare. Ende nuk eshte bere identifikimi i trupave.

Ne vendin ku u zbuluan kufomat u gjet edhe nje shenim ku shkruhej se do te kishte me shume koka te prera: ”Per secilin nga te mite qe vrisni, do te vrasim 10 nga tuajt”. Dyshohet se paralajmerimi ka lidhje me kartelet e trafikanteve te droges.

Ne nje kohe kur korrupsioni mbetet nje problem ne rradhet e forcave policore ne Meksike, presidenti Calderon gjithmone e me shume i ka varur shpresat tek ushtria, ne nje perpjekje per te shkaterruar kartelet e fuqishme te droges qe operojne ne mbare vendin.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›