Kriza KE qëndrim të ri për krizën politike në Shqipëri
Autori i Lajmit: S. Topi
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mund të dalë me një qëndrim të ri lidhur me krizën politike në Shqipëri. Kjo sipas burimeve zyrtare, pritet të ndodhe në 2 dhe 4 mars 2010 kur Asambleja Parlamentare e KE-së, pritet të zhvillojë një diskutim të dytë për Shqipërinë para sesionit të ri parlamentar që fillon më 12 mars 2010. Nisma është ndërmarrë nga Grupit europarlamentar Socialist të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, drejtuar nga Andrea Gross dhe Grupi i ta Majtëve të Bashkuar drejtuar nga Tiny Cox. Ata kanë kërkuar një qëndrim të ri të Strasburgut ndaj krizës politike në Shqipëri duke iu referuar ndërprerjes së bojkotit nga Partia Socialiste.
Qëndrimi i KE
Në përfundim të vizitës në Shqipëri, delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, kryesuar nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KE-së, Mevlut Çavushoglu i ka apeluar të dyja palëve, mazhorancës dhe opozitës ti japin zgjidhje të menjëhershme të krizës politike në vend. Delegacioni ka shpresuar për një zgjidhje mes palëve në të kundërt ka pohuar ai, zgjidhja do të jepet nga organizma të tjerë, siç është Komisioni i Venecias. Thirrja nga KE erdhi pas takimeve që delegacioni ka kryer më Presidentin, kryeministrin, opozitën shqiptare, organizatat ndërkombëtare të akredituara në Shqipëri. “Unë ju bëj thirrje partive politike ti japin fund krizës politike në vend. Mungesa e dialogut parlamentar bllokon punën në institucionet shtetërore. Presim që çështja të zgjidhet menjëherë, palët të rigjejnë dialogun politik dhe duke filluar dhe nga ky moment”,- ka bërë thirrje Çavushoglu. Megjithatë, ai është treguar i kujdesshëm për çështjen e hapjes së kutive të votimit. Përfaqësuesi i delegacioni tha se çështja e kutive nuk u prek nga diskutimet e bëra nga ana e tyre. “Deklarata jonë nuk është për njërën pale, është për të dyja, qeverinë dhe opozitën. Deklarojmë se opozita duhet ti japë fund bojkotit dhe të kthehet në Kuvend, jo për një ditë, por kthim të përhershëm. Ndërkohë bëjmë thirrje për hetim të zgjedhjeve, por theksoj se ne nuk kemi përmendur hapjen e kutive”. – ka deklaruar ai. Në këtë pikë Çavushoglu ka thënë se "KE janë të mendimit se hetimi parlamentar duhet të kryesohet nga një përfaqësues i opozitës që duhet të ketë shumicën sipas tij në këtë komision me qëllim që të japë propozime konkrete për ndryshimin e Kodit Elektoral, të asistuar edhe nga ekspertë të KE-së". Sipas kreut të delegacionit të KE-së, Parlamenti Evropian pret zgjidhje të çështjes dhe që kjo të bëhet shpejt nga pala shqiptare. Përndryshe ata sugjeruan organizma të tjerë siç është Komisioni i Venecias. "Ne presim dhe shpresojmë për progres në zgjidhjen e krizës. Nëse ska progres atëherë palët le tu drejtohen organizmave të tjera. Le të kërkojnë interpretim tek Komisioni i Venecias", - është shprehur ai. Çavushoglu ka deklaruar në fund të kësaj vizite se për momentin nuk do bëhej ky propozim pasi delegacioni i KE-së shpresonte në mbarëvajtjen e negociatave dhe në arritjen e një zgjidhjeje të shpejtë. Por zhvillimet e reja në Shqipëri kur PS ndërpreu bojkotin edhe pse u largua përsëri nga Kuvendi duket se do të sjellin qëndrime të reja dhe nga ndërkombëtarët.
Ky lajm është publikuar: 01/03/2010