E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza Kukan optimist per zgjidhjen. Oferta e opozites hap prane paktit

Kryetari i delegacionit te Parlamentit Europian per Europen juglindore Eduard Kukan shprehet i shqetesuar per situaten politike ne Shqiperi dhe ben thirrje qe palet politike te kapercejne krizen. Dhe pse u largua i zhgenjyer nga Tirana ne fillim te muajit ai shprehet optimist se do te gjendet nje zgjidhje ndersa mendon se propozimi i fundit i opozites eshte nje hap drejt kompromisit.

bull PS drejt Brukselit. Dade takim me Fule

Kriza politike ne Shqiperi vazhdon tashme prej shume kohesh. Sigurisht qe une jam vertet i shqetesuar dhe shpresoj se kjo krize politike te marre fund sa me pare. Per sa i perket propozimit te opozites une kete e shoh si nje hap perpara ne drejtimin e duhur dhe shpresoj se ky do te sherbeje per te gjetur zgjidhjen sepse kjo do ta ndihmoje edhe Shqiperine.
Une shpresoj dhe jam optimist se politikanet shqiptare jane tashme te pergjegjshem per kete situate dhe une jam kete here pak me shume optimist se kriza do te zgjidhet tha Kukan.

Eduard Kukan beri keto deklarata pas nje takimi qe pati ne fokus te drejtat e njeriut ne vendet e Ballkanit Perendimor. Aty u theksua se problemet e mprehta qe ekzistojne ende ne kete drejtim te vleresohen ne vazhdimesi dhe si nje kriter politik per integrimin e ketyre vendeve ne Bashkimin Evropian.

Gjovalin Kola Azhornuar se fundi e marte 30 nentor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›