E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder Buna del nga shtrati

Rreshjet e panderprera kane risjelle situaten e permbytjeve ne Shkoder nderkohe qe ne disa fshatrat te permbytura uji nuk ishte terhequr ende. Si pasoje e daljes se lumit Buna nga shtrati eshte permbytur rruga ne hyrje te qytetit duke veshtiresuar qarkullimin e automjeteve.

Ne Obot Dajc e Velipoje lartesia e ujit ka arritur ne 1 meter dhe hyrja ne to behet vetem me makina te tonazhit te larte. Pervec daljes se Bunes nga shtrati edhe niveli i liqenit te Shkodres eshte rritur ndjeshem duke permbytur banesat ne bregun e tij. Oboti vijon te mbetet i izoluar per shkak te permbytjes se rruges se vetme qe e lidh ate me qytetin e Shkodres.

Permbytjet e sotme kane prekur edhe fshatin Murriqan ne banesa dhe token bujqesore. Ne te gjitha zonat jane ngritur shtabet e emergjencave per te mundesuar furnizimin me ushqime dhe ilace te banoreve qe prej tete ditesh ndodhen mes ujit. Furnizimi i tyre behet me mjetet e larta te ushtrise ose me motobarka.

Edhe me nderhyrjet e strukturave perkatese situate vijon te mbetet problematike per shkak te rreshjeve te panderprera prej ditesh.

Bruna Gjoka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›