E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Meksi: Asnjë ofertë nga mazhoranca

Deputetja socialiste, Ermelinda Meksi ka deklaruar se Partia Socialiste nuk ka marrë asnjë ofertë për arritjen e një marrëveshjeje për krizën politike në vend.

Për takimin e djeshëm të grupit parlamentar, Meksi ka theksuar se nuk është diskutuar për ndonjë ofertë të mazhorancës.

“Nuk ka asnjë ofertë. Ne mblidhemi para çdo proteste për të dëgjuar njeri-tjetrin dhe për të vazhduar qëndrimin tonë. Ditën e djeshme nuk kemi diskutuar asgjë për ndonjë ofertë të opozitës”, është shprehur Meksi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›