Kriza, Merkel: Grekët pa votë në BE

Gjermania shprehet e vendosur të veprojë për të mbrojtur monedhën e përbashkët. Kancelarja gjermane Angela Merkel premton t'u heqë "mëkatarëve" të euros të drejtën e votes. Pas krizës financiare greke, masa të për një euro të fortë do të jenë drastike, premton ajo. Shtetet e eurozonës, të cilët shkelin limitin e deficitit buxhetor të vendosur nga Bashkimi Evropian, do t'u hiqet përkohësisht e drejta e votës në BE. “Ndihma pa fund, këtë nuk do ta dojë askush” deklaroi kancelarja.
Gjermania dhe Franca, janë dakord, sipas të dhënave nga qeveria franeze të punojnë së bashku për stabilitetin e euros. Për këtë arsye duhet të merren masa për një mbikqyrje më të mirë të ekonomisë nga zonën e euros, është shprehur një zëdhënës i qeverisë franceze, pas një telefonate zhvilluar mes Merkelit dhe Presidentit francez, Nicolas Sarkozy. Lajmi vjen ndërsa pas Greqisë dhe Spanja po jep shenja krize.
Agjensitë e vlerësimit e kanë ulur kredibilitetin financiar të vendit me një deficit buxhetor të lartë. Ministrja e Financave, Elena Saldago megjithatë u shpreh: "duhet të ruajmë qetësinë. Kemi një plan për reduktimin e deficitit, dhe jemi duke e zbatuar." Megjithatë në bursat europianë vazhdon të ndjehet frioka e një krize që mund të prekë edhe më tej vendet europiane.
Delina Bitraku
< I mëparshmi