E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festime për titullin e 22-të kampion për Bajernin

Titulli i 22-te kampion në Gjermani për Bayern Mynih do të ëmbetet virtual për 7 ditë të tjera, por kjo pak rëndësi ka: skuadra e Luis Van Gaal ka kurorëzuar në mënyrën më të mirë ndeshjen e fundit në Allianz Arena për këtë sezon, duke marrë duartroktitjet e publikut, pas edhe triumfit europian kundër Lion. E pas ndeshjes, qindra tifozë të Bayern Munich kanë festuar në Bavari tripletën e Thomas Mueller, që i ka dhënë fitoren kundër Bochum, dhe 3 pikë avantazh ndaj Schalke 04, që humbi 2-0 përballë Verder Bremen.

Buritë e makinave, flamujt e Bayern Mynih, kërcimet në rrugë, pa harruar birrën e preferuar, e ka kthyer bulevardin kryesor të Mynihut, Leopoldstrasse, në një vend festiv. Bayern mund të festojë titullin e 22 në Bundesligë: matematika do ta dorëzojë titullin javën e ardhshme në transfertën e Hertha Berlin, tashmë në Bundesliga 2, por duke parë diferencën e 17 golave që ndan bavarezët nga Schalke, trofeu i parë sezonal për formacionin e Van Gaal quhet i arkivuar. Me këtë arritje për Bayern mbeten edhe dy finale për tu luajtur: finalja e Kupës së Gjermanisë kundër Verder Bremen, dhe ajo e Ligës së Kampionëve përballë Inter.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›