Kriza Morati vendos te hyje ne merkato

Presidenti i Interit, Masimo Morati vendos më në fund të ndërhyjë në mërkato. Duke parë rezultatet e ndeshjeve të fundit, skuadra zikaltër po mendon të përforcojë mesfushën, por sidomos mbrojtjen duke parë edhe dëmtimin e Maikon.
Drejtuesit e Interit janë vendosur që t’i japin trajnerit Ranieri elementët e nevojshëm sigurisht duke marrë parasysh edhe gjendjen e bilancit financiar.
Për repartin e prapavijës, emri më i përfolur në ambientin zikaltër është ai i Vertogen nga Ajaksi, madje tashmë janë zhvilluar bisedimet e para me agjentin e futbollistit, ndërkohë që pëlqehet edhe Hesus nga Internacional.
Për mesfushën, përmendet gjithnjë e më shumë emri i Kuçkës nga Xhenoa si dhe ai i Kasemiros. Ky i fundit është vënë në qendër të vëmendjes edhe të disa ekipeve europiane.
Por Interi ende nuk e ka harruar Karlos Tevez. Argjentinasi nuk ka raporte të mira me drejtuesit e Mançester Sitit, situatë të cilën do të kërkojë ta shfrytëzojë në maksimum klubi zikaltër.
Në listën e shpenzimeve të Masimo Moratit përfshihen edhe emrat e Lukas, Lavecit apo edhe Montolivos, i vënë në shënjestër edhe nga Milani.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Riberi: Do të qendroj tek Bajern
Frank Riberì nuk ka ndërmend të largohet nga Bajerni i Mynihut. Është futbollisti francez që e ka bërë një deklaratë të tillë duke theksuar se dëshiron të luajë për klubin bavarez deri në moshën 35 vjecare. Hazard: Largohem nga Lille në fund të sezonit
Eden Hazard, talenti belg i Lille, ka thënë se do të largohet nga kampionati francez në fund të këtij sezoni duke i hapur rrugën klubeve të mëdha të Europës të interesuar për të për të nisur “gjuetinë” në merkato. Galliani: Cassano është më mirë
Antonio Cassano është i shtruar në Poliklinikën e Milanos që nga e shtuna në mbrëmje dhe mëngjesin e së hënës i është nënshtruar analizave dhe verifikimeve të tjera për të kuptuar arsyen e vështirësive në lëvizje dhe të folur që pati gjatë kthimit nga Roma me ekipin e Milanit. Vazhdon dueli Tirana-Teuta për kreun
Dueli Tirana – Teuta për kreun e Superligës vazhdon edhe pas javës së shtatë. Edhe pse kanë luajtur në transfertë, asnjëra nga dy skuadrat kryesusese nuk ka humbur pikë. Kasano shtrohet në spital
Menjëherë pas kthimit në Milano nga ndeshja ndaj Romës, e fituar nga Milani me rezultatin 2-3, Antonio Kasano është shtruar në spital.
Lajmet kryesore
Prifti: Gjykata të marrë ekspertizë të huaj
Top Channel, analizë të dy ekspertizave
Ekspertët nuk zbardhin videon
Pezullohet gërmimi i lumit Erzen
Kukës, konflikti me minierën
Buxhet “i varfer” 2012