E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama përshendet gratë amerikane në ditën e 8 Marsit



Presidenti i SHBA-së ka përshendetur gratë të gjithë botës, për nder të të cilave festohet dita e 8 e Marsit në mbarë botën. Në deklaratën e tij përshëndetëse presidenti Obama u shpreh se lufta gjinore ka sërish shumë sfida që duhet të kapërcejë në të ardhmen. Për të celebruar ditën e 8 Marsit, Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama, organizoj në mjediset e Shtëpisë së Bardhë një aktivitet në nderim të aktivistes së të drejtave të njeriut Dorothy Height, ish-sekretares së shtetit Madeleine Albright dhe shumë femrave të tjera protagoniste në kohën që jetojmë.
"Ne i nderojmë gratë që dinë të sfidojnë, që dinë të demostrojnë kurajo dhe nuk dorëzohen në asnjë përpara asnjë vështirësie apo beteje. Ne i nderojmë këto gra,"- u shpreh zonja e parë e SHBA-së.
Ndërsa presidenti amerikan Barak Obama u shpreh se ai uronte që në ardhmen ngelet shumë punë për tu bërë me qëllim që gratë të kenë vendin që u takon në shoqëri. Gjithashtu presidenti i SHBA-së trajtoi në fjalën e tij përshëndetëse mungesën e shanseve të barabarte në mes grave dhe burrave.
Në këtë aktivitet performuan edhe këngëtarja e njohur, Katharine McPhee, e cila është ish-fituese e "American Idol" dhe gjithashtu këngëtarja afgane Mozhdah Jamalzadah.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›