Haiti, lirohet një misionare amerikane e akuzuar për trafik fëmijesh
Një gjykatë e Haitit vendosi lirimin nga burgu të njërës prej 10 shtetasve amerikanë të arrestuar me 29 janar nën akuzën e trafikut të femijëve.
Gjykata në kryeqytetin e Port au Prince e shpalli të pafajshme dhe e la të lirë shtetasen amerikane Charissa Coulter. Coulter shume shpejt pritet që të riatdhesohet për në SHBA.
Ndërkohë procesi ndaj shtetases së fundit amerikane të mbajtur ende në burgim do të nisë së shpejti. E burgosura Charisa Coulter ishte liderja e 10 misionarëve të cilët u akuzuan për trafikim fëmijësh në fund të janarit. 10 shtetasit amerikane u ndaluan në kufirin mes Republikës Domenikane dhe Haitit me 29 janar, pak ditës pas rënies së termetit katastrofik, kur u perpoqën të kalojne kufirin ilegalisht bashkë me 33 femijë të moshës nga 2 deri ne 14 vjec. 8 prej tyre u lanë të lirë pak javë pas ndalimit.
Shumë kritikë janë shprehur se kjo ngjarje e ka humbur fokusin dhe rëndësinë e tragjedisë katastrofike që përfshiu Haitin, e cila la të pastrehë mbi 1 milionë banorë në të gjithë shtetin ishullor dhe shënoi vdekjen e mbi 200 mijë personave.