Kriza, Sarkozy: Ne G-20, vendime te rendesishme

Ne samitin e G-20, i parashikuar per me 15 nentor ne Washington, do te merren vendime vendimtare mbi krizen financiare nderkombetare.
Keshtu ka deklaruar presidenti francez, Nicolas Sarkozy, njekohesisht president i radhes i BE, ne perfundim te samitit Evrope-Azi.
“Kina, India dhe Koreja e Jugut do te kene nje rol shume te rendesishem”, ka pohuar Sarkozy, duke vleresuar Evropen per aftesine e saj per te dialoguar me Kinen.
Nga ana tjeter, kryeministri kinez Wen eshte shprehur ne favor te nje kontrolli me te gjere te Pekinit ne funksionimin e sistemit financiar.