E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, protesta masive kunder reformes ne arsim

Mijera te rinj kane protestuar sot ne rruget e Italise kunder reformes ne arsim te hartuar nga qeveria Berlusconi, qe parashikon edhe ndarjen e femijeve italiane nga ata emigrante.

Te rinjte, te cilet prej disa ditesh kundershtojne kete nisme, jane shoqeruar edhe nga kryetari i Partise Demokratike, Walter Veltroni, i cili i ka bere thirrje qeverise qe te terhiqet.

“Ftojme qeverine qe te terheqe kete reforme qe cenon dinjitetin kulturor dhe profesional te mesuesve. Gjithashtu, duhet te terhiqet vendimi per ndarjen e femijeve te huaj”, ka pohuar Veltroni.

Me tej lideri i opozites ka kritikuar qeverine edhe per mos mbajtjen e premtimit per uljen e taksave, perfshire atyre ne arsim. “Ku perfundoi premtimi per uljen e taksave”, ka shtuar Veltroni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›