E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkupi rrezon edhe propozimin e fundit te Nimic

Nje tjeter shtet qe sot mund te ishte perkrah Shqiperise dhe Kroacise, eshte Maqedonia, e cila ka rrezuar perfundimisht edhe propozimin me te fundit te ndermjetesit nderkombetar Nimic per emrin.

Takimi mes presidentit Branko Cervenkovski dhe kryeministrit Nikola Gruevski ka dale pa nje kompromis.

Detaje per takimin e se premtes mbrema nuk jane dhene, por Top Channel ka mesuar nga burime presidenciale se lideret jane pajtuar qe konsultimet te vazhdojne.

Ky eshte takimi i dyte brenda 10 diteve mes tyre per ceshtjen e emrit.

Ne deklaratat e deritanishme presidenti dhe kryeministri kane hedhur poshte pakon e ndermjetesit Nimic me arsyetimin se po ndryshohet identiteti i shtetit maqedonas.

Nga pala greke nuk ka patur asnje reagim ne lidhje me propozimet emrin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›