E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ben nje pushim te shkurter krishtlindjesh

Me 9 dhjetor kryetaret e shteteve dhe te qeverive paten ngarkuar ministrat e tyre te Financave qe te mbledhin rreth 150 miliarde euro premtime bilaterale kredish per Fondin Monetar Nderkombetar te cilat permes Uashingtonit do te perdoren per stabilizimin e eurozones. Kjo duhej te ndodhte brenda dhjete ditesh. Ky afat i vetecaktuar tani ka skaduar. Nuk ka ndodhur shume. Ministrat e Financave te Evropes munden te konstatojne ne nje konference telefonike vetem qe Britania e Madhe nuk do te bashkohet me ta dhe se banka kompetente ne Gjermani Banka Federale ende lekundet. Gjithsesi ekia Polonia dhe Suedia dhane premtime megjithese nuk jane anetare te bashkimit monetar. Kryetari i Eurogrupit Jean Claude Juncker pohoi pas konferences telefonike se 150 miliarde eurot jane premtuar serish pa permendur shifra konkrete.

Banka Federale ngurron

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shefi i Bankes Qendrore Evropiane Mario Draghi dhe ministri gjerman i Financave Wolfgang Schuble

Banka Federale e cila e perfaqeson Gjermanine ne Fondin Monetar Nderkombetar vazhdon te kete veshtiresi me premtimet qe ka bere Ministri Federal i Financave Wolfgang Schuble ne konferencen telefonike. Presidenti i Bundesbankes Jens Weidmann beri te ditur se nuk ka nevoje te marre vendime me shpejtesi. Afati qe i kishin vene vetes kryetaret e shteteve dhe te qeverive nderkohe paraqitet si i parendesishem edhe ne Bruksel ne Komisionin Evropian. Banka Federale u shpreh Weidmanni do ti paguaje kredi ne shumen 45 miliarde euro FMN-se vetem kur te behet e qarte se do te marrin pjese edhe pjesemarres te FMN jashte Evropes. SHBA i refuzuan kredite e reja ne nje kohe qe Rusia premtoi se do te jape kredi.

Paralajmerime te ashpra nga ruajtesit e monedhes evropiane

Ne nje kohe qe ministrat e financave ende po benin negociata ne konferencen e tyre telefonike Banka Qendrore Evropiane publikoi paralajmerime te erreta vecanerisht per tremujorin e pare te vitit 2012. Pas pushimeve te Krishtlindjeve vendet e futura thelle ne borxhe te Eurozones kane nevoje per 200 miliarde euro kapital te fresket per te eleminuar kredite e vjetra shteterore dhe per te rifinancuar nevojat e tyre. BQE paraqiti ne Frankfurt mbi Main analizen e saj te stabilitetit per 17 shtetet anetare te Eurozones. Ne te mund te lexosh nder te tjera se presioni ndaj sistemeve financiare tregjeve dhe bankave eshte me i madh se ai pas kolapsit te Lehmann Bank-es ne vitin 2008. E shoqeruar nga perspektiva qe Evropa mund te rreshkase vitin e ardhshem ne recesion ekonomik rreziqet per stabilitetin e eurozones jane te larta u be e ditur nga BQE.

Megjithate shefi i Bankes Qendrore Evropiane Mario Draghi tha gjate nje ore pyetjesh te henen 19.12.11 ne Parlamentin Evropian ne Bruksel se ai nuk e konsideron te mundur qe bashkimi monetar te shperbehet. Euroja eshte e pakthyeshme tha Draghi. Synimi qe brenda BE te krijohet nje pakt fiskal vertet funksionues pa Britanine e Madhe u regjistrua shume pak nga tregjet tha me tej Draghi. Presionit te vendeve me borxhe te larta qe te blihen hua shteterore te tjera duke i financuar keshtu shtetet permes shtypjes se kartemonedhave megjithate presidenti i BQE nuk ka ndermend ti leshoje pe. Ky nuk eshte mjet efikas kunder krizes u tha Draghi parlamentareve ne Bruksel.

Marreveshja do te jete gati ne mars

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Bankat ne Frankfurt mbi Main

Ministrat e Financave te BE rane dakord te henen qe ta garantojne funksionimin e Fondit te perhershem Evropian te Shpetimit ESM brenda gjashte muajve. Gjermania eshte e gatshme qe ta paguaje pjesen e saj te kapitalit ne ESM te gjithen brenda vitit 2012 ka bere te ditur Ministri Federal i Financave Wolfgang Schuble ne intervista te ndryshme. Kjo shume do te ishte 21 miliarde euro para te cilat ishin parashikuar deri tani qe te paguheshin me keste ne buxhetet federale te vitit 2013.

Ne Bruksel presidenti i Keshillit Herman van Rompuy po punon aktualisht ne nje projekt per marreveshjen e Bashkimit Fiskal ne te cilin pritet te marrin pjese te gjitha shtetet e BE me perjashtim te Britanise se Madhe. Nje kopje e pare e Marreveshjes mund te paraqitet qe ne fund te janarit ose ne fillim te shkurtit ne nje takim te posacem te shefave te shteteve dhe te qeverive ne Bruksel. Marreveshja duhet te nenshkruhet ne mars dhe te hyje ne fuqi qe ne vere.

Autor Bernd Riegert/Auron Dodi

Redaktoi Angjelina Verbica

Angelina Verbica

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›