E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrolli i armatimit ushtarak ne vendet e OSBE-se

Nese ka nje organizate nderkombetare qe eshte krijuar enkas per te garantuar sigurine e perbashket evropiane kjo eshte OSBE-ja. Kontrolli i armatimit ushtarak efikas ne secilin vend anetar te OSBE-se eshte nje nga parakushtet e realizimit te ketij misioni. Qe prej vitit 1999 ne baze te nje marreveshjeje te njohur si Dokumenti i Vjenes vendet anetare te OSBE-se pranojne kontrollin dhe inspektimin reciprok te armatimit te tyre ushtarak. Shqiperia eshte nje nder vendet qe e ka nenshkruar kete dokument. Inis Nocka drejtore ne Ministrine e Mbrojtjes per integrimin evropian ku ben pjese edhe sektori i kontrollit te armatimit ushtarak thote per programin shqip te DW-se se detyrimet qe rrjedhin nga ky dokument per Shqiperine shtrihen ne dy plane Shqiperia ka nga njera ane detyrimin per te qene nje vend i sigurte ne kuader te te qenit vend kandidat potencial per anetaresim ne BE dhe nga ana tjeter detyrimet qe rrjedhin nga politikat per sigurine e perbashket evropiane dhe mbrojtjen kolektive.

fare eshte kontrolli i armatimit ushtarak

Armatimi ushtarak qe cdo vend ka per mbrojtjen e tij perben njeherazi edhe rrezik per sigurine individuale dhe ate kolektive. Prandaj per armatimin ushtarak OSBE-ja kerkon nga vendet anetare informacion kontroll inspektim te tera transparente. Dhe mbi te gjitha mirebesim dhe bashkepunim. Dokumenti i Vjenes parashikon qe secili vend anetar i OSBE-se nenshkrues i ketij dokumenti duhet te jape kontributin e tij ne realizimin e kontrollit te armatimit ushtarak efikas. Ky kontribut fillon nga raportimi i detajuar mbi armatimin ushtarak qe posedon secili vend dhe plotesimi i sakte i formulareve standart te OSBE-se me te gjitha koordinatat ku ndodhet armatimi dhe deri tek pjesemarrja ne kontrollin dhe inspektimin e armatimit ne nje vend tjeter anetar te OSBE-se.

Nenkolonel Kostandin Ligori shef i sektorit te arme kontrollit ne Ministrine e Mbrojtjes thote per programin shqip te DW-se se Dokumenti i Vjenes ka krijuar mundesi per besueshmeri dhe transparence mes vendeve anetare te OSBE-se lidhur me armatimin ushtarak. Ai shpjegon se si rregull kontrollin e armatimit ushtarak ne nje vend anetar te NATO-s e ben nje vend qe nuk eshte anetar. Kontrollohet armatimi i rende i artilerise i transportuesve te blinduar i tankeve. Ky kontroll i kryer ne nje vend anetar te OSBE-se nga nje vend tjeter po anetar ose nese behet fjale per nje vend anetar te NATO-s kontrolli behet nga nje vend anetar i OSBE-se por jo i NATO-s. Kontrolli behet ne detaje dhe ne transparence maksimale. Ne procedurat e kontrollit ben pjese edhe informimi per zhvillimin e manovrave ushtarake te nivelit te larte thote nenkolonel Ligori.

Kete vit kontrollin e armatimit ushtarak ne Shqiperi e kreu Rusia kurse Shqiperia kontrolloi armatimin ushtarak ne Qipro. Vitin e ardhshem 2012 kete kontroll ne Shqiperi do ta kryeje Gjermania ben te ditur nenkolonelKostandin Ligori.

Marreveshja e Dejtonit i jep rol rajonit ne kontrollin e armatimit ushtarak

Nderkohe ne kontrollin e armatimit ushtarak hyn ne loje edhe Marreveshja e Dejtonit Dayton Agreement e vitit 1995 qe i dha fund luftes ne Bosnje- Hercegovine. Ne nenet e saj parashikohen marreveshje dypaleshe mes vendeve te rajonit nga njera ane dhe nga ana tjeter mes nje vendi te rajonit dhe nje vendi te BE anetar te OSBE-se. Marreveshja e Dejtonit krijon mundesi qe Shqiperia pershembull te ftoje inspektore nga nje vend i rajonit per te bere inspektimin e armatimit te saj ushtarak ose anasjelltas duke hapur keshtu mundesi te bashkepunimit rajonal edhe ne fushen e kontrollit te armatimit ushtarak thote Inis Nocka drejtore per integrimin evropian ne Ministrine e Mbrojtjes.

Qe prej nje muaji ka hyre ne fuqi Dokumenti i Vjenes 2011. Nenkolonel Kostandin Ligori thote qe ky dokument nuk eshte gje tjeter vec nje perditesim i atij te vitit 1999 ne baze te pervojes se fituar ne 12 vjet te zbatimit te tij. Ne kete perditesim nje rendesi e posacme i jepet percaktimit te qarte te kontributit te secilit vend ne ate qe njihet si siguria evropiane bashkepunuese. Dokumenti pasqyron mundesi te reja per bashkepunim mes OSBE-se dhe aktoreve nderkombetare si NATO ne fushen e kontrollit te armatimit ushtarak dhe rritjes se sigurise dhe stabilitetit. Keto mundesi u diskutuan se fundi edhe ne nje simpozium nderkombetar te zhvilluar ne Tirane per ceshtjet e kontrollit te armatimit ushtarak ne 56 vendet anetare te OSBE-se. Shqiperia dhe vendet pjesemarrese mes te cilave edhe Gjermania ndane te njejten pikepamje qe kontrolli i armeve eshte nje ceshtje e pandashme sa ushtarake aq edhe politike. Sfida e perbashket mbetet rritja e sigurise bashkepunuese evropiane.

Shqiperia ne procesin e modernizimit te armatimit te saj ushtarak

Dokumenti i Vjenes 2011 e gjen Shqiperine vend anetar te NATO-s dhe ne procesin e modernizimitte armatimit te saj ushtarak. Modernizimi ka filluar me Forcat Ajrore. Deri ne vitin 2014 do te blihen edhe helikoptere qe kryejne si rol luftarak ashtu edhe per operacionet e shpetim- kerkimit. Nderkohe qe po rriten kapacitetet e reparteve te forcave tokesore thekson nenkolonel Kostandin Ligori.

Ne vitin 2013 Shqiperi perfundon procesin e demontimi te stokut prej 200 mije tonesh te armatimit sovjeto- kinez dhe zevendesimin e tij me armatim ushtarak modern ne perputhje me standartet e nje vendi anetar te NATO-s.

Autore Ani Ruci

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›